Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Clinton thotë se Kosova ka arritur “përparim të rëndësishëm” drejt barazisë gjinore 

2024/04/15 at 2:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Clinton thotë se Kosova ka arritur “përparim të rëndësishëm” drejt barazisë gjinore 

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Kosova ka shënuar “përparim të rëndësishëm” drejt arritjes së “barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë”. Clinton iu adresua përmes një videoje Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillon edicionin e dytë në Prishtinë. 


Ndër sukseset e Kosovës në fushën e të drejtave të grave, Clinton përmendi reparacionet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se “jeni përkushtuar në ruajtjen dhe forcimin e paqes, në zgjerimin e mundësive ekonomike dhe dëshmuat se bashkëpunimi sjell më shumë përftime sesa konflikti”. 

“Paqja nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçmas tani kur tensionet në rajonin e Ballkanit edhe një herë po përshkallëzohen, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon dhe forcat antidemokratike në botë nxisin përçarje dhe urrejtje. Prandaj, forume të tilla janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë. Gratë janë promovuese të paqes dhe përparimit”, tha Clinton. 

Edicioni i dytë i forumit përqendrohet në temën e dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe në sigurinë klimatike. Clinton tha se ky forum është i rëndësishëm, pasi shfaq vendosmërinë për të amplifikuar zërat e grave dhe për të forcuar pjesëmarrjen e grave në të gjitha sferat e jetës dhe “për të siguruar një balancë gjinor në vendimmarrjen për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në mbarë botën”. 

Ajo tha se po punon me Departamentin amerikan të Shtetit dhe Institutin Georgetown për krijimin e një qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë, që do të ketë selinë në Kosovë. 

“Demokracitë tonë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë janë të përfshira dhe trajtohen të barabarta dhe veçmas kur gratë udhëheqin”, tha Clinton në adresimin e saj. 

Forumi dyditor, që zhvillohet nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbledh përfaqësues nga më shumë se 40 shtete në mbarë botën. Osmani, gjatë hapjes së punimeve të forumit, tha se në kohën kur në botë po zhvillohen disa konflikte, përfshirë atë në Gazë dhe Ukrainë, “agjenda për siguri dhe paqe të grave është më e rëndësishme se kurrë”. 

Ajo tha se gratë dhe vajzat në zonat e konfliktit përballen me sfida të shumta, por “shpirti i tyre mbetet i pathyeshëm. Ato luftojnë për mbijetesë, luftojnë për liri”, u shpreh Osmani, duke shtuar se derisa ato e kanë të pamundur të përdorin zërin e tyre, e gjithë bota duhet të bëhet zëri i tyre. 

Organizimi i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë kishte qenë zotim i Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2021. Forumi këtë vit përqendrohet në përpjekjet për të luftuar dhunën seksuale në konflikte, por edhe për të gjetur mënyrat për të ndihmuar gratë dhe vajzat të navigojnë në mënyrë të sigurt teksa përballen me kërcënimet e sigurisë klimatike. 

“Objektivi i forumit është të adresojë kërcënimet ndaj sigurisë së grave, teksa po shfaqen sfida të reja të sigurisë, me qëllimin kyç të bashkimit të forcave për të çuar përpara agjendën e forumit”, thuhet në ueb-faqen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./REL 



Ju sugjerojmë

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Para
Tentoi të godiste gjykatësen gjatë seancës, Gjykata e Fierit lë në burg 63-vjeçarin 

Tentoi të godiste gjykatësen gjatë seancës, Gjykata e Fierit lë në burg 63-vjeçarin 

Buxheti 2024 për Tiranën/ Veliaj: 10 herë më i madh se ai që gjetëm 

Veliaj jep lajmin: Do të krijohen dy hapësira të reja për varreza në Vaqarr dhe Petrelë 

Mistsotakis fut në listën e kandidatëve për eurodeputetë Fredi Belerin, mediat: Bast personal i kryeministrit grek 

Mistsotakis fut në listën e kandidatëve për eurodeputetë Fredi Belerin, mediat: Bast personal i kryeministrit grek 
















TE FUNDIT

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
11 Korrik, 2026

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet pavarësisht përshkallëzimit të armiqësive këtë javë,...

Lexo më shumë

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
11 Korrik, 2026

Edhe në muajin korrik është ende e mundur të gjenden dhe të rezervohen fluturime me çmime nën 30 euro. Nga...

Lexo më shumë

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve kanë marrë përparësi pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}