Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilësia e ujërave detarë në Shqipëri

2020/06/09 at 11:30 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Cilësia e ujërave detarë në Shqipëri

Nga: Anisa Elmazaj

Në prag të fillimit të turizmit, një lajm i mirë vjen nga agjencia Europiane e mjedisit (EEA). Sipas studimit “Qershor 2020” të botuar së fundmi prej saj, rreth 84.6% e ujërave notuese europiane përfshirë këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Shqipërinë gëzojnë kualitet “të shkëlqyer” të ujit.

Në lidhje me Shqipërinë, më shumë se gjysma (58,8%) e ujërave notuese marrin notën “shkëlqyeshëm”, 21,8% “mirë”, 4,2% “mjaftueshëm” si dhe 5,9% “të varfër”.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet e dyta mbas Polonisë me sasinë më të vogël të ujërave me kualitet të “shkëlqyer”.  Ujërat më të pastra sipas këtij raporti i ka Qipro me 99,1% kualitet “të shkëlqyer”.

Në vijim të këtij raporti, rreth 80% e ujërave detarë në vendin tonë klasifikohen me kualitet “të shkëlqyer” (59,3%) dhe “te mirë” (20,4%). Pjesa tjetër klasifikohen me kualitet “mjaftueshëm” (4.4%) dhe “të varfër” (6,2%). Për vitin 2019 janë analizuar 113 kampione ujërash detare, numër më i madh ky se vitet e kaluara.

Për sa i përket ujërave të liqeneve dhe lumenjve, janë monitoruar 6 kampionë, po aq sa dhe vitin e kaluar. Në ndryshim nga ujërat detarë, ujërat e liqeneve dhe lumenjve të analizuar kategorizohen në 50% me kualitet “të shkëlqyer” dhe 50% me kualitet “të mirë”.

Raporti bazohet në monitorimet e kryera nga vendet përkatëse bazuar në direktivat e udhëzimeve europiane. Analizat kryhen mbi dy parametra mikrobiologjikë: Intestinal enterococci dhe Escherichia coli. Në rastin kur ujërat klasifikohen si “të varfra”, vendet përkatëse duhet të marrin masa dhe t’i bëjnë të ditura për publikun.

Duke parë hartën e publikuar në këtë raport, zonat me ujëra më të ndotura ndodhen në bregdetin e Durrësit, në pjesën e Plazhit të Ri në Vlorë si dhe në zonën e bregdetit të qytetit të Sarandës.

Në përgjithësi ky raport ka një impakt të madh sidomos për turizmin, pasi vëmendja që tërheq në mediat ndërkombëtare është e madhe. Ndër të tjera edhe “New York Times” dhe Associated Press e citojnë këtë raport. Fatkeqësisht, emri i vendit tonë përmendet bashkë me gjashtë vende të tjera Europiane për 3% të ujërave me kualitet “të varfër”.

Ju sugjerojmë

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit
Aktualitet

Mbledhjet në Vlorë e Tiranë, Rama zhvillon sot takim me kandidatët e kryeqytetit

4 Korrik, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 4 korrik 2025

4 Korrik, 2025 8:15 am
Para
COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

Vrasja e Floyd dhe koronavirusi, Trump rrezikon Shtëpinë e Bardhë

Të shkarkuarit nga vetingu krijojnë shoqatë, letër Avokatit të Popullit

Të shkarkuarit nga vetingu krijojnë shoqatë, letër Avokatit të Popullit

FOTO/ Meta dhe Rama i japin bërrylin njëri-tjetrit

Negociatat/Soreca:Qeveria ka përgjegjësinë kryesore të udhëheqë ndryshimet

TE FUNDIT

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
4 Korrik, 2025

Në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat...

Lexo më shumë

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
4 Korrik, 2025

Amanda Dedej, një vajzë vetëm 13 vjeçe nga Lushnja, ka arritur të ngjitet në majat e sportit ndërkombëtar, duke u...

Lexo më shumë

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
4 Korrik, 2025

"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...

Lexo më shumë

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
4 Korrik, 2025

Janë ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë operacionit “The Wanted”, u finalizuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com