Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cilat janë destinacionet e reja nga Aeroporti i Tiranës?

2024/03/13 at 4:20 PM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cilat janë destinacionet e reja nga Aeroporti i Tiranës?

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ofron këtë sezon mundësi të reja fluturimi për qytetarët shqiptarë dhe turistët që vizitojnë vendin tonë, duke rritur ndjeshëm numrin e destinacioneve direkte.

Zgjerimi i hartës së destinacioneve dhe larmia e linjave ajrore janë zhvillime të jashtëzakonshme për pasagjerët që fluturojnë nga ky aeroport, duke shmangur kështu ndalesat tranzit në vende të tjera.TIA ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja me disa linja ajrore që më parë nuk operonin në Shqipëri si edhe ka shtuar listën e vendeve me linjat ekzistuese. Nisja e fluturimeve në destinacionet e reja pritet të rrisë edhe më shumë numrin e pasagjerëve që vazhdon të kapë shifra rekord edhe për muajt e parë të vitit 2024.

Mbi 100 destinacioneve aktuale dhe 40 linja ajrore (24 linja të skeduluara dhe 16 linja çarter turistik), i shtohen edhe qytete që më parë nuk mund të udhëtohej pa tranzit.

Tashmë, kushdo mund të planifikojë një udhëtim drejt e në Abu Dhabi, të kalojë pushimet e verës në Rhodos, të vizitojë qytetin e magjishëm të Amsterdamit, të shkojë në Riga për një eksplorim të veçantë të vendeve balltike apo të mrekullohet nga perfeksioni i qyteteve të veriut të Europës si Oslo, Kopenhagen dhe Stockholm ose të ketë një aventurë në shkretëtirën arabe të Kuvajtit. Në Valencia mund të keni patur gjithmonë dëshirë të provoni paejan shoqëruar nga një Agua de Valencia dhe të vizitoni qytetin e shkencës dhe natyrës projektuar nga Kalatrava.

Ndërsa për ata që dëshirojnë komoditetin, mund të zgjidhni një prej resorteve të Antalias apo Izmirit.

Ky rrjet i zgjeruar e vendos Tiranën në një pozicion qendror që i shërben jo vetëm udhëtarëve lokalë por edhe atyre të vendeve fqinje. Vetëm përgjatë muajve të parë të këtij viti, në TIA numërohen mbi 20,000 pasagjerë nga Mali i Zi, mbi 42.000 nga Kosova dhe më shumë se 10.000 nga Maqedonia e Veriut. Kjo tregon që larmia e destinacioneve në TIA është tërheqëse edhe për udhëtarët e vendeve fqinje.

Nën drejtimin e Kastrati Group, aksionerit të vetëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe bashkëpunimit me Autoritetin e Aviacionit Civil, po punohet intensivisht për të akomoduar kërkesat në rritje të udhëtarëve dhe njëkohësisht për të shtuar përherë e më shumë gamën e destinacioneve.

Me Croatia Airlines, nisin fluturimet direkte drejt Zagrebit, nga 20 qershori. Air Baltic shton qytetin e Rigës si destinacion në periudhën maj-tetor. WizzAir shton Valencian dhe Leipzig në listën e destinacioneve të këtij viti. Sun Express do të ketë linjë direkte me Izmirin për sezonin qershor-tetor.

Transavia ka nisur lidhjen direkte me Amsterdamin. RyanAir do të shtojë Marsejën, Kalabrinë, Birmingamin dhe Bristolin, nga Tirana. Aegean do të lidhë Tiranën me ishullin e Rhodos dhe Heraklion përgjatë muajve qershor – tetor. Norwegian çel destinacionet drejt Kopenhagen dhe Oslo, gjatë muajve maj – tetor. Antalia do të jetë e aksesueshme nga Tirana që prej qershorit, me Pegasus. Si edhe Stutgarti me Eurowings duke nisur nga marsi e në vazhdim.

Rrjeti i zgjeruar i TIA ofron variacion destinacionesh, duke siguruar që pasagjerët të mund të arrijnë në vendet e dëshiruara në mbarë botën, të gjitha me çmime konkurruese.

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Euro 2024, UEFA rihap shitjen e biletave

Euro 2024, UEFA rihap shitjen e biletave

Biden-Trump sërish përballë, për herë të parë nga 1912 dy presidentë të SHBA sërish në garë

Biden-Trump sërish përballë, për herë të parë nga 1912 dy presidentë të SHBA sërish në garë

Komisioni i Disiplinës, dalin vendimet, gjobë për klubin kryeqytetas

Komisioni i Disiplinës, dalin vendimet, gjobë për klubin kryeqytetas

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com