Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë tha para KLP-së Donika Prela në lidhje me çështjen Xhafaj dhe Tahiri

2019/07/24 at 9:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë tha para KLP-së Donika Prela në lidhje me çështjen Xhafaj dhe Tahiri

Pak ditë më parë (16 korrik) anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhën dhe pikëzuan 15 më të mirët e atyre që do të jenë pjesë e SPAK. Mes tyre tre vendet e para i zunë Altin Dumani kryeprokuror i Apelit për Krimet e Rënda, Anton Martini prokuror i Krimeve të Rënda dhe Elisabeta Imeraj kryeprokurore e Tiranës.

Mes të pikëzuarve spikasin emra prokurorësh që kanë qenë pjesë e njësive task force në hetimin e korrupsionit në vite. Miratimi i kësaj liste tashmë do të thotë se do të pritet vettingu për shumicën prej tyre.

Në listën me 22 kandidatë nuk munden të marrin pikë maksimale prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara të cilët janë konfirmuar në detyrë, por që gjatë intervistimit pavarësisht dosjeve të forta që ata kanë, ata ishin prezantuar para KLP me çështje që nuk kishin marrë vendim të formës së prerë. Nuk u kualifikuan edhe emra të tjerë sikurse kryeprokurorja e komanduar e krimeve të Rënda, Donika Prela apo Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë Këshilli i Lartë të Prokurorisë ka publikuar një pjesë të marrjes në pyetje të këtyre kanidatëve ku spikat kryeprokurorja e komanduar e krimeve të Rënda, Donika Prela. Për gjithë kandidatët e tjërë janë publikuar vetëm prezantimet, ndërsa për Donika Prelën duket se administratës së KLP-së i ka shpëtuar një nga pyetjet.

Gjatë punës suaj nëse zgjidheni pjesë e SPAK, ju mund të jeni subjekt presioni politik me ndërhyrje direkte apo indirekte të forcës politike që ndodhet në pushtet atë moment. Si mendoni do jetë reagimi juaj?

Donika Prela: Mendoj që një prokuror, nëse ndodhet në pozicionin e punës të prokurorit zbaton ligjin dhe kushtetutën. Nuk ka pse të jetë objekt i presioneve të çfarëdo lloj natyre. Eksperienca ime të paktën 2 vjeçare në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregon që jam sulmuar personalisht në shumë drejtime, duke filluar që ditën e parë që kam ardhur në detyrë që kjo prokurore ka ardhur në drejtimin e Prokurorisë së krimeve të Rënda për të zgjidhur çështje të ndryshme konkrete. Filloj me çështjen e Agron Xhafës, pastaj me rastin e çështjes Tahiri, me çështjen Shullazi. Pra kjo është prokurore që do të vijë dhe ka si synim zgjidhjen e këtyre gjërave. Ndërkohë koha ka treguar se çështja e Agron Xhafës mori atë zgjidhje që mori, dhe nuk ishte zgjidhje e drejtueses së prokurorisë së krimeve të rënda pavarësisht se u atakua drejtpërdrejt për atë situatë. Ishte zgjidhje e dy prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u kontrollua nga një gjyqtar i Shkallës së parë të Krimeve të Rënda , nga tre gjyqtarë të apelit të Krimeve të Rënda, nga dy prokurorë të prokurorisë Tiranë… Nga gjithsej 15 prokurorë dhe gjyqtarë bashkë dhe mori zgjidhjen që mori. Çështja Tahiri ishte pikërisht çështje që kishte të bënte me mazhorancën që është sot në fuqi. U tha që drejtuesja e Krimeve të Rënda ka ardhur me qëllim për të prishur provat për të dhënë zgjidhjen që pretendon se do zgjidhte, për ti dhënë pafajësi Tahirit. Prokurorët ishin tërësisht të lirë, të vendosur në zgjidhjen juridike dhe mori po këtë zgjidhje që mori. E njëjta gjë ndodhi dhe me çështjen Shullazi. Pra që prokurorja do të dështonte në rastin Shullazi, prokurorja nuk dështoi. Ai u dënua me disa vite burgim, vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të rënda ishte pjesë e trupës së prokurorëve që përfaqësonte çështjen në gjykim./ Opinion.al 

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Protestuesit “marrin” Teatrin Kombëtar, tërhiqet policia

Protestuesit “marrin” Teatrin Kombëtar, tërhiqet policia

Facebook do të paguajë 5 milardë dollarë

Facebook do të paguajë 5 milardë dollarë

Basha në mbrëmje tek Teatri, çfarë iu premton artistëve dhe qytetarëve

Basha në mbrëmje tek Teatri, çfarë iu premton artistëve dhe qytetarëve

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com