Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

2025/06/27 at 8:49 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë rrezikon Kosova në mungesë të institucioneve të reja?

Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh.

Partitë kanë dalë menjëherë me interpretimet e tyre sa i përket votimit të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Do të kemi kohë të shohim se çfarë do të ndodhë…

Tani të ndalemi te faktori financiar.

Në mungesë të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore, Kosova është duke rrezikuar humbjen e 230 milionë eurove. Një pjesë e marrëveshjeve, në vlerë të 130 milionë eurove, janë zvarritur prej vitit 2024, ndërsa tjerat, në vlerë të 100 milionë eurove, janë ujdi të reja.

E, për Kosovën, një ndër vendet më të varfra në Evropë, çdo euro është e vlefshme.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se disa prej këtyre mjeteve i janë ndarë Kosovës në formë granti – pra pa kthim.

“Këto marrëveshje kanë të bëjnë me përkrahjen në tranzicionin e gjelbër, në rritjen e konkurrueshmërisë, po ashtu për të bërë një riaktivizim të sistemit informativ shëndetësor, projekte që kanë të bëjnë me edukimin në fëmijëri të hershme”.

Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kosovë me dy të tretat e votave të deputetëve. Një tjetër projektligj shumë i rëndësishëm ka të bëjë me mjetet që mund t’i përfitojë Kosova, përmes atij që njihet si Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian (BE).

Nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i kanë rënë hise rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi. Nëse analizohet për kokë banori, Kosova është përfituesja më e madhe e këtyre mjeteve.

Për dallim prej saj, disa vende fqinje tashmë i kanë pranuar 7 për qind të mjeteve si parafinancim, që do të thotë se Kosova do të mund t’i pranonte lehtësisht rreth 61 milionë euro.

Kur është afati i fundit për miratim?

Për të paktën 90 milionë euro të ndara nga Banka Botërore, me zero për qind kamatë, alarmin e ka ndezur ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë që, nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri në shtator, “ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjete t’i merren Kosovës dhe t’i jepen një shteti tjetër”.

Edhe fondet tjera mund ta kenë këtë fat. Hasaj beson se presion ka edhe brenda vetë Bankës Botërore.

“Menaxherët e Bankës Botërore duhet të kenë një presion që të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre [projekteve]. Mos të harrojmë që disa prej këtyre kredive që po i ndahen Kosovës janë me norma tejet tërheqëse, dhe besoj që kërkesa për kredi të tilla është e madhe edhe nga shtetet tjera”.

Augustin Palokaj, gazetar që përcjell politikat e BE-së, thotë për REL-in se, ndonëse disa politikanë kanë deklaruar se ka kohë për pranimin e fondeve të BE-së, ato në fakt janë para të afatizuara për periudhën 2024-2027.

“Nëse vazhdon ky ngërç politik, nëse Kosova vazhdon të mos ketë qeveri deri në pranverën e vitit që vjen, me mundësi për t’i ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mund t’i afrohemi afatit kur mund të humbë një pjesë shumë e madhe e këtyre parave”.

Përveç kësaj, ai rikujton se Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së, dhe kështu nuk ka qasje në ndihmën financiare nga paratë e paraanëtarësimit (IPA).

“Ka vende anëtare të BE-së, të cilat thonë se nuk do të kishte kuptim as heqja e masave, përderisa Kosova të mos ketë institucione me të cilat BE-ja do të punonte, pasi janë disa kushte që duhet plotësuar”.

Qeveri pa legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme

Kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.

Sipas Palokajt, problemi politik është vërtetuar gjatë vizitës së kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, para disa javësh në Prishtinë.

“Ajo është takuar me liderë të institucioneve të Kosovës, më shumë në cilësinë e përfaqësuesve të partive politike, pasi që janë të vetëdijshëm se në rrethanat ekzistuese nuk mund t’u jepet legjitimet i plotë”. Në këtë situatë, procesi i dialogut me Serbinë mund të mbetet në vendnumëro, ashtu sikurse synimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi në mungesë të institucioneve kompetente, nuk ka vullnet që Gjykatës Kushtetuese t’i dorëzohet për shqyrtim drafti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – si kusht për anëtarësim.

“Një qeveri e Kosovës, që atëherë [më 2024] ishte shumë stabile, nuk e ka bërë këtë, prandaj është e paimagjinueshme që këtë tash ta bëjë një qeveri në largim”, thotë Palokaj. Ndërkohë, shoqëria civile e kundërshton bllokadën e krijuar nga partitë politike, dhe në njërin prej aksioneve të fundit, pjesëtarë të saj pyesnin me pankarta në duar: “Deri kur?”. Me sa duket, askush nuk e ka një përgjigje…/REL

Ju sugjerojmë

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
Bota

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

10 Gusht, 2025 6:20 pm
Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
Aktualitet

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

10 Gusht, 2025 5:58 pm
Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde
Rajoni

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

10 Gusht, 2025 5:28 pm
Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje
Rajoni

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

10 Gusht, 2025 4:55 pm
Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve
Aktualitet

Trafik i rënduar në Lezhë/Radhë makinash në rrugët që të çojnë drejt plazheve

10 Gusht, 2025 4:34 pm
Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet
Bota

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

10 Gusht, 2025 4:18 pm
Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike
Aktualitet

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, strategjike

10 Gusht, 2025 3:54 pm
Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%
Bota

Tkurret ushtria e Koresë së Jugut, në gjashtë vitet e fundit ka pësuar rënie me 20%

10 Gusht, 2025 3:38 pm
Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie
Kronikë

Goditja e grupit të Çopjave/ GJKKO lë në burg 7 të arrestuarit, 1 në arrest shtëpie

10 Gusht, 2025 3:11 pm
Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
Rajoni

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

10 Gusht, 2025 2:59 pm
Para
SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt

SHBA dhe Irani s’kanë caktuar ende periudhën e bisedimeve, por janë në kontakt

Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti, ja ku ishte epiqendra

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

TE FUNDIT

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Liderët evropianë: Duhet të mbrojmë interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin
10 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për...

Lexo më shumë

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara

Fluks udhëtarësh në Kakavijë/Policia kufitare: Po punojmë me ritme të përshpejtuara
10 Gusht, 2025

Policia e Gjirokastrës ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, lidhur me krijimin e radhëve të gjata kilometrike...

Lexo më shumë

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde

Babë e bir të vrarë në Gjilan/ Shpallet në kërkim autori, i njohur për fajde
10 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Gjilan, ku një person me armë zjarri ka vrarë tre...

Lexo më shumë

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje

Tribunat sportive si arenë e nacionalizmit: Politika dhe gjuhë urrejtjeje
10 Gusht, 2025

Përdorimi i tribunave sportive për betejat politike me ngjyrim etnik është bërë praktikë para zgjedhjeve, thonë analistët për Radion Evropa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com