Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh tek ‘Astiri’, banorët: Shtëpitë do t’i mbrojmë me jetë

2018/12/04 at 5:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po ndodh tek ‘Astiri’, banorët: Shtëpitë do t’i mbrojmë me jetë

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 31-të.


Për 31 ditë në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë nga fadromat, protestuesit kanë vendosur t’u ngjajnë qytetarëve francezë, duke veshur jelekët portokalli.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.

Me thirrjet; ‘jug e veri, jemi një’ dhe ‘turp, turp’, banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën kryesore.

“Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.

‘O Edvin o legen, prite popullin se po vjen’,- ka qenë një nga thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.

Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa nga banorët u shprehen se toka nuk është zaptuar dhe për çfarë arsye qeveria nuk erdhi për t’na shpjeguar se jemi në një truallë të huaj.

Ata deklaruan se nga kjo protestë nuk do të tërhiqen, derisa qeveria të vendosë dëmshpërblim të plotë.

Protestës së banorëve i është bashkuar që nga fillimi opozita, por edhe shoqëria civile.

Duke folur për mediat, Fatos Lubonja tha se nuk është vetëm një protestë e banorëve të kësaj zone, por e të gjithë shqiptarëve.

“Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja gjatë një komunikimi me mediat.

Më pas në shenjë simbolike banorët i kanë veshur Lubonjës jelekun portokalli, një formë kjo simbolike e protestës duke marrë shkas nga protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha se opozita do të mbështesë protestën e banorëve, sa kohë kauza e tyre mbrohet edhe nga Kushtetuta.

“Kudo ku ka protesta, do mbështesim çdo protestues që mbështet një kauzë legjitime. Shpreh falenderimin më të thellë për zotin Lubonja dhe për të gjithë ata intelektualë, artistë e gazetarë që janë solidarizuar me protestën”,-tha Balliu.

Sipas tij, Erion Veliaj kreu sot një pabesi ndaj banorëve të Laprakës, sepse i premtuan mosshembjen, meqenëse e kishin apeluar, dhe e shembi të nesërmen.

Ai tha se u kuptua se s’mund të kemi besë ndaj kësaj qeverie e kësaj bashkie.

Etiketa: astiribanoretcfare po ndodhshembja e shtepive


Ju sugjerojmë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
Kryesore

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

16 Korrik, 2026 1:56 pm
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Kronikë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

16 Korrik, 2026 1:55 pm
Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

16 Korrik, 2026 1:51 pm
Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë
Kryesore

Censi i ri i Bujqësisë, Salla: Të dhëna të plota për fermat dhe blegtorinë

16 Korrik, 2026 1:17 pm
Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Para
Përmbyset furgoni, kush janë viktimat e aksidentit

Aksidenti/ Makina përplas për vdekje çiftin e bashkëshortëve në Korçë

VIDEO OPINION/ Të zhdukur pa lënë gjurmë!

VIDEO OPINION/ Të zhdukur pa lënë gjurmë!

Studentët e Politeknikut ngrihen në protestë, refuzojnë pagesat

Studentët e Politeknikut ngrihen në protestë, refuzojnë pagesat
















TE FUNDIT

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
16 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha...

Lexo më shumë

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
16 Korrik, 2026

Një 18-vjeçar në Shkodër ka plagosur një 32-vjeçar pas një konflikti mes tyre. Arvin Fregjaj e ka sulmuar Vildan Kepëcën në poliklinikën e qytetit...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…

Zgjedhjet në PD/ Berisha: Lorenc Luka kërkoi të mos futej në garë, por mesazhin e…
16 Korrik, 2026

Gara për sekretarin për të përndjekurit politikë në PD u fitua nga Shkëlqim Lepenica, i cili mori 55 vota më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}