Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje? 

2025/01/22 at 8:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje? 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba. 


Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht. 

Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e mbrojtjes është 2 për qind të PBB-së, të cilin e arritën ose e kaluan shumica e anëtarëve në vitin 2024. 

Caku i ri për shpenzimet ka të ngjarë të miratohet në një samit të NATO-s në Hagë në qershor. Për miratimin e këtij propozimi do të duhet pajtimi i 32 shteteve anëtare. 

Vendet evropiane kanë rritur buxhetet e mbrojtjes që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Shumë liderë kanë thënë se buxhetet duhet të vazhdojnë të rriten edhe më tej për të kundërshtuar kërcënimin e rritjes ushtarake nga Moska. 

Por, implementimi i kësaj ideje është pjesa e vështirë. 

Shumë qeveri tashmë përballen me vështirësi në financa publike, sisteme pensionesh të mbingarkuara dhe votues të pakënaqur me prioritetet e ndryshme të qeverive. Pasiguria politike e rrit kompleksitetin e situatës. 

Një analizë e tri fuqive ushtarake më të mëdha evropiane thekson shkallën e pengesave për investime të mëdha në forcat e tyre të armatosura. 

Gjermania 

Në terma nominalë, Gjermania është shpenzuesja më e madhe evropiane, duke shpenzuar pothuajse 98 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas të dhënave të NATO-s. 

Kjo shumë përkon me 2.12 për qind të PBB-së, më pak se shumë anëtarë të tjerë të NATO-s. Tentimet për ta rritur këtë përqindje janë kundërshtuar dhe kanë çuar në rënien e qeverisë gjermane në dhjetor. 

Kundërshtimet në fjalë vijnë nga një rregull kushtetues i njohur si frenimi i borxhit. Ky rregull kufizon vlerën e borxhit të përgjithshëm të Gjermanisë dhe huamarrjen vjetore. 

Për një propozim për të pezulluar frenimin e borxhit për shkak të presioneve të jashtëzakonshme mbi buxhet – jo vetëm për mbrojtje – të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, koalicioni qeverisës i Gjermanisë nuk arriti konsensus. 

Ministria e Mbrojtjes publikoi planet për investime masive për ta bërë ushtrinë gjermane “gati për luftë,” por ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ishte i frustruar nga mungesa e fondeve. 

Gjermanët tani do të shkojnë në zgjedhje parlamentare të parakohshme në shkurt, por mbrojtja është gati fare inekzistente si çështje fushate. 

Unioni Kristian-Demokrat duket se do të dalë fitues dhe premtimi për të mbajtur shpenzimet “të paktën” 2 për qind të PBB-së nuk do t’i gëzojë zemrat në Uashington. 

Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme tha se situata e Gjermanisë ilustron një problem të gjerë në të gjithë Europën. 

“Politikanët nuk kanë pasur një bisedë serioze me publikun e tyre për 30 vjet për nevojën për shpenzime në mbrojtje”, tha ai. “Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë bisedë. Ka një vështirësi politike që e pengon atë”. 

Franca 

Franca është një shembull i kësaj vështirësie. Pasiguria politike ka penguar planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në afat të shkurtër. 

Presidenti Emmanuel Macron humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme gjatë verës, duke e bërë të pamundur deri tani miratimin e një buxheti për vitin 2025. Kjo ka bërë që buxheti për mbrojtje të mbetet në nivelet e vitit 2024 aktualisht, duke lënë rritjen e planifikuar prej 3 miliardë dollarësh të pasigurt. 

Grupet kryesore në Parlament kanë prioritete krejt të ndryshme për buxhetin. Si të majtët, ashtu edhe ekstremi i djathtë duan më shumë shpenzime sociale, ndërsa qendra e djathtë do ulje tatimesh. Dhe, askush nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis. Qeveria mund të humbasë një mocion besimi në çdo moment. 

“Mbrojtja kurrë nuk është në diskutim”, tha Olivier Costa nga Sciences Po në Paris. “E gjithë tema është rreth liderëve politikë që synojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale”. 

Ndërkohë, situata financiare e Francës është tashmë në një pikë delikate. Borxhi kombëtar ka arritur në 120 për qind të PBB-së, dyfishin e kufirit të borxhit të Bashkimit Evropian. 

“Franca është më keq se Gjermania në të gjithë indikatorët ekonomikë”, tha kryeministri Francois Bayrou më 14 janar. 

Costa tha se “do të ishte shumë e vështirë në kontekstin aktual t’u shpjegohet qytetarëve se duhen më shumë shpenzime për mbrojtje”. 

Britania e Madhe 

Britania ka një nga buxhetet më të mëdha të mbrojtjes në Evropë. Me rreth 82 miliardë dollarë, ajo shpenzon 2.33 për qind të PBB-së për mbrojtje. Skena politike e vendit është më e qëndrueshme, pasi Qeveria e re ka një shumicë të madhe në Parlament. 

Por, kryeministri Keir Starmer fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se nuk do t’i rrisë taksat dhe do të reduktojë huamarrjen. 

Ai, gjithashtu, premtoi t’i mbajë shpenzimet në nivelet e mëhershme. Kjo përfshin buxhetin për mbrojtjen, por gjithashtu edhe shëndetësinë, arsimin dhe infrastrukturën e transportit. 

Borxhi kombëtar i Britanisë është aktualisht në nivelin më të lartë që nga vitet 1960. 

Kjo do të thotë se ka një mundësi shumë të kufizuar për ta rritur buxhetin për mbrojtje. 

Në nëntor, Starmer i tha Ruttes se në pranverë qeveria do të “përcaktojë një rrugë” për të ngritur shpenzimet në 2.5 për qind të PBB-së. 

Mungesa e një afati kohor për këtë angazhim është kritikuar, njëjtë si dhe ambicia e tij që është shumë më poshtë se shifra që ka përmendur Rutte./ REL 



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Emri/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 30-vjeçari në Durrës 

Emri/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 30-vjeçari në Durrës 

E drejta e shtetësisë përmes lindjes, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit të Presidentit Trump 

E drejta e shtetësisë përmes lindjes, 22 shtete ngrenë padi kundër urdhrit të Presidentit Trump 

Tragjedia me 76 viktima në qendrën e skive në Turqi, sot ditë zie kombëtare 

Tragjedia me 76 viktima në qendrën e skive në Turqi, sot ditë zie kombëtare 
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com