Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë përmban paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën?

2024/04/28 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë përmban paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi një ndihmë masive ushtarake për Ukrainën, të vlerësuar në rreth 6 miliardë Dollarë. Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se ndihma është tepër e nevojshme në mënyrë që Ukraina të rifitojë avantazhin pas disa muajsh mungesash në municione.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi paketën më të madhe të ndihmave për Ukrainën, me rreth 6 miliardë dollarë armatime të mëtejshme nga industria amerikane e mbrojtjes.

“Mund të siguroheni se do të veprojmë me shpejtësi maksimale që t’i mundësojmë këto kapacitete, sapo industria të mundet t’i prodhojë ato”, tha sekretari Austin.

Ukraina priti disa muaj që Kongresi amerikan të miratonte ndihmat e reja, ndërkohë që vazhdonin sulmet nga forcat ruse.

“Kanë fituar terren dhe ukrainasit kanë humbur terren, duke u tërhequr herë pas here sepse nuk kanë patur zgjidhje tjetër, duke ulur përdorimin e municioneve pasi nuk kishin mjaftueshëm”, thotë Brad Bowman, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Kjo ishte një pikë qendrore e diskutimeve të premten të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Gjatë konferencës për shtyp që pasoi, Zëri i Amerikës shtroi pyetjen se kur pritet që ukrainasit të rifitojnë avantazhin.

“Nuk mundem të parashikoj një moment në të ardhmen se kur ukrainasit do ta kenë këtë mundësi, por ne mundemi të punojmë për këtë të ardhme. Mendoj se ka disa efekte afatshkurtra, pasi tani ukrainasve nuk do t’u duhet të ruajnë municionet, sepse e dinë që me këtë paketë ndihmash do të ketë furnizime të mëtejshme”, tha gjenerali CQ Brown, shef i shtabit amerikan.

Paketa e ndihmave prej 6 miliardë dollarësh mbështetet tek ligji për ndihmat ndërkombëtare prej 61 miliardë dollarësh të nënshkruar në fuqi të mërkurën nga presidenti Joe Biden.

Në këtë paketë ndihmash përfshihen sisteme kundërajrore, si dhe sisteme artilerie dhe municione. Sekretari Austin nuk tha nëse paketa e ndihmave përmban raketa të tjera me rreze të gjatë ATACMS, por ai konfirmoi se ukrainasit tashmë kanë kapacitetet për të dyfishuar distancën e goditjeve me artileri.

“Është tashmë në dorën e tyre se si dhe kur t’i përdorin dhe shpresojmë që do të kenë efekte të mira”, tha sekretari Austin.

Analisti Brad Bowman pati bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të dërgonin sistemet me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë që në vitin 2022.

“Vonesa ka qenë shumë për të ardhur keq dhe ka patur pasoja në fushëbetejë, ashtu siç kanë patur shumë nga këto vonesa. Por, është shumë pozitive që janë dërguar. Ukrainasit i kanë përdorur tashmë me shumë efektshmëri dhe ju duhen të tjera”, thotë zoti Bowman.

Zyrtarët kanë përmendur shqetësimet se heqja e sistemeve me rreze të gjatë ATACMS nga rezervat amerikane do të dëmtonte gatishmërinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Austin i tha Zërit të Amerikës se mungesat në rezerva nuk janë më problem, pasi Shtetet e Bashkuara kanë siguruar raketa të reja./VOA

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
34,388 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori

34,388 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori

Rama ndan pamjet nga qendra e Tiranës: Po transformohet në një atraksion urban

Rama ndan pamjet nga qendra e Tiranës: Po transformohet në një atraksion urban

A do të mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

A do të mundet BE të përballojë financiarisht vende të reja anëtare?

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com