Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi në protestën e opozitës dhe kërcënimi i Bashës

2019/06/02 at 10:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi në protestën e opozitës dhe kërcënimi i Bashës

“Ne nuk hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që ju drejtohem me argumentet e arsyes sepse koha për fjalët po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm populli. E gjithë bota e di se ky është pushtet i marrë me dhunën e krimit dhe që mbrohet me dhunën e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se do ta mbani, kthejani sovranit atë që i keni vjedhur”.


Me këto fjalë e mbylli protestën e shtatë kombëtare kreu i opozitës Lulzim Basha, një protestë e cila fillimisht nisi e paqtë por më pas nuk munguan tensionet dhe përplasjet.

Përpara Kryeministrisë, stacioni i parë i protestës opozitarët ishin përpjekur edhe për dekorin ku spikatën tullumbacet e bardha, në të cilat shkruhej “IK” si dhe yjet e flamurit të Bashkimit Europian.

Fjalimi i Lulzim Bashës përpara Kryeministrisë ishte i mbushur me akuzat e forta ndaj qeverisë, për korrupsion, lidhje me krimin dhe vjedhje të zgjedhjeve. Një lumë tymueses dhe shashkash u hodhën drejt kordonit të policisë, ndërsa përpjekja e një grupi mbështetësish për të çarë kordonin e policisë, u ndërpre nga ndërhyrja e zotit Basha dhe eksponentëve të Partisë demokratike të cilët kërkuan të mbanin distancën nga rreshtimi i policisë.

Protestuesit u mblodhën më pas para godinës së Parlamentit, në përgjigje të thirrjes së kryetarit demokrat. Policia vendosi t’i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, mbështetësve të opozitës që për dhjetëra minuta lëshuan pa ndërprerje shashka, flakadanë dhe fishekzjarrë drejt hyrjes së godinës, në brendësi të së cilës qëndronin të rreshtuar forcat speciale të Policie. Zona para hyrjes së selisë së Parlamentit i ngjante një fushëbeteje.


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një statusi në Twitter njoftoi për disa efektivë të plagosur, ndërsa po ashtu ka dhe dhjetëra protestues të lënduar. Opozita kërkon me ngulm largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një Qeverie kalimtare të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Ajo përfundimisht refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.


Pavarësisht së në mënyrë të përsëritur, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, i kanë mëshuar nevojës së dialogut, ndërsa janë dënuar me forcë aktet e dhunës në protesta, nuk ka patur asnjë shenjë të afrimit të pozicioneve të palëve.

Kryeministri ka mohuar në mënyrë kategorike dorëheqjen, apo dhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore. Për opozitën, çdo zgjidhje duhet të kalojë në mënyrë të pashmangshme përmes largimit të Ramës nga drejtimi i qeverisë.

REAGIMET 

SHBA: Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

Ambasada e Britanisë së Madhe: Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Nuk ka vend për dhunë dhe objekte shpërthyese në një protestë paqësore. Liderët e protestës kanë përgjegjësinë për të mbajtur demonstratë ligjore, kurse policia ka përgjegjësinë proporcionale për të garantuar ruajtjen e rendit publik. Për të mirën e kujtdo, duhet të ketë protestë paqësore dhe të sigurtë./ Opinion.al

Etiketa: opozitaprotesta


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Basha: Rama mendohu mirë! Në protestën e radhës…

Opozita merr vendimin, ja kur do jetë protesta e radhës

Dhjetëra të plagosur, përplasje live mes Lleshajt dhe ish deputetit

Dhjetëra të plagosur, përplasje live mes Lleshajt dhe ish deputetit

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi, 3 qershor 2019
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}