Ministri belg i punëve të brendshme dhe kryebashkiaku i Brukselit po u bëjnë thirrje njerëzve që të mos marrin pjesë në marshimin kundër frikës që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin belg, raporton agjencia e lajmeve “Belga”.
Sipas “Belga”, ministri i Punëve të Brendëshme, Jan Jambon dhe kryebashkiaku i Brukselit, Yvan Mayeur theksojnë se, “kapacitetet e policisë janë të limituara për shkak të prioritetit që i është dhënë hetimeve ndaj atentateve në aeroportin dhe metronë e Brukselit”.
“Sigurisht që ne ndajmë emocionet e popullsisë”, thonë dy zyrtarët e lartë.
“Por ne do të dëshironim që marshi të shtyhej me disa javë”, vazhduan ata.