David Beckham ka treguar edhe një herë xhestilesën e tij në mes të rrugëve të Londrës.
Një zonjë e moshuar është penguar dhe rrëzuar duke goditur kokën në tokë, në një zonë afër rezidencës së familjes Beckham.
Ish futbollisti i njohur, i cili po kalonte nga ajo rrugë në atë moment, ka ndalur makinën e tij dhe i ka ofruar gruas një shishe ujë. Ai madje parkoi makinën e tij afër gruas, në mënyrë që të ndalonte makinat e tjera ti afroheshin.
Një prej personave që ishin në vendngjarje ka shkrepur dhe më pas publikuar në Twitter këtë foto./ opinion.al