Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë i shkakton gungat e këmbëve dhe si t’i hiqni ato?

2018/08/01 at 1:45 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë i shkakton gungat e këmbëve dhe si t’i hiqni ato?

Nëse vuani nga gungat në këmbë atëherë e dini se sa të dhimbshme mund të jenë ato. Gungat janë deformim i kockës, që e bën gishtin e madh të drejtohet nga brenda dhe bazën e kockës e lë jashtë. Është vlerësuar se ¼ e njerëzve në botë vuajnë nga ky problem dhe kjo shifër shkon në 1/3 te njerëzit mbi 65 vjeç.


Madje mund të jesh edhe princeshë, të jetosh një jetë princeshash e sërish të mos shpëtosh nga ky problem, pasi edhe Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë gunga në gishtërishtë e tyre.

Por nga se shkaktohen?

Gunga gjatë krijimi të saj shpesh shoqërohet me dhimbje dhe enjtje në lidhjet muskulare, megjithatë jo të gjithë përjetojnë siklet. Ato janë kryesisht të trashëguara. Mendohet se njerëzit trashëgojnë nga të parët tipin e këmbës që ka më shumë gjasa ta zhvillojë gungën. Nëse keni tabanin e këmbës të sheshtë, apo harqe të ulëta ose lidhje të dobëta të tendinave, te këmbët tuaja zhvillohen gungat. Këto të fundit krijohen edhe te meshkujt, por femrat janë më të predispozuara për t’i pasur ato.

Mjekët në Britani shprehen se në 14 milion njerëz ku ky problem është i përhapur, vetëm 4 milion janë meshkuj dhe 10 milion femra.

Krijimi te femrat vjen edhe si pasojë e hormoneve që çlirohen gjatë shtatzënisë, të cilat i bëjnë ligamentet më të dobëta. Është menduar më parë se gungat vijnë edhe nga lloji këpucëve që mbajmë, dhe për shumë vite faji i është vënë këpucëve me taka, por në fakt është e gjitha gjenetike; nga kush e keni trashëguar predispozitën për gungë. Sigurisht takat nuk janë pa gjë, ato mund t’i përkeqësojnë gungat por nuk janë shkaktari kryesor i krijimit të tyre. Çorapet e shtrënguara sërish luajnë rol në përkeqësimin e tyre.

Gungat në fillimin e krijimit të tyre kanë simptoma. Përveç atyre që janë të dukshme si skuqje, enjtje dhe dhimbje, spazmat muskulare në atë zonë janë gjithashtu një shenjë.

Si mund t’i menaxhojmë?

Ka disa mënyra për t’i menaxhuar gungat nëse tashmë i keni apo po vini re që po krijohen. Mund të përdorni shtresa silikoni te këpucët që vishni në atë zonë (kjo do të reduktojë edhe dhimbjen). Lloji i duhur i këpucës gjithashtu do t’ju ndihmojë.

Mjekët sugjerojnë që kur të keni mundësi, të vendosni te gungat akull të mbështjellë me peshqir për 5-7 minuta. Përveç kësaj, mund të bëni edhe ushtrime:

Kapini gishtërisht e mëdhenj dhe mbajni ato drejt, pozicion ky që quhet neutral. Më pas shtyjini ato poshtë me kujdes dhe më pas në pozicion neutral. Tërhiqini lart e sërish në pozicion neutral. Bëni të njëjtën gjë edhe majtas dhe djathtas.

Një ushtrim tjetër që mund të provoni i cili ka rezultuar i suksesshëm është ky:

Grini thembrat lart dhe tabanin e mbështetu në tokë. Më pas ngrini gishtat nga toka dhe hapini ato s të mundeni. Gishtin e vogël të këmbës uleni në tokë, dhe duke e mbajtur aty, filloni ulni edhe gishtin e madh dhe hapeni sa më shumë të mundeni nga gishtat e tjerë. Përsëriteni këtë 10 herë.

Një variant tjetër për të hequr gungat është edhe operacioni, por mjekët nuk e sugjerojnë sepse procesi i shërimit është i vështirë dhe i dhimbshëm./Opinion.al

Etiketa: gungat e kembevemjeket


Ju sugjerojmë

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit
-Shëndeti

Shtohen rastet e ndërhyrjeve në zemër/Shkak, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit

11 Gusht, 2025 6:00 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
-Shëndeti

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23 Korrik, 2025 9:58 am
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Para
Çmontohet trupa e prokurorëve që hetoi Tahirin, Elisabeta Imeraj shkon në krye të Prokurorisë së Tiranës

Çmontohet trupa e prokurorëve që hetoi Tahirin, Elisabeta Imeraj shkon në krye të Prokurorisë së Tiranës

Rast i rrallë: vajza lind me lëkurë gjarpri, nëna detyrohet ta lajë me acid

Rast i rrallë: vajza lind me lëkurë gjarpri, nëna detyrohet ta lajë me acid

Vendimi i ri i qeverisë favorizon bixhozin, ulet barra fiskale për bizneset e lojrave të fatit

Ahmetaj i përgjigjet Metës për lojërat e fatit: Ndoshta, pa dashje rrëzove ligjin që vendos barazi në treg
















TE FUNDIT

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
15 Shtator, 2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga garat ndërkombëtare sportive për shkak të veprimeve...

Lexo më shumë

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
15 Shtator, 2025

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas...

Lexo më shumë

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
15 Shtator, 2025

Valët e nxehtësisë, thatësirat dhe përmbytjet që shënuan verën e vitit 2025 shkaktuan 43 miliardë euro humbje për ekonominë evropiane,...

Lexo më shumë

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com