Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë Greqie është kjo?!

2016/08/16 at 2:35 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fëmijët në mes janë tepër

NGA PREÇ ZOGAJ


Çfarë Greqie është kjo e rajonit të policisë në “Kato Patisia” të Athinës , ku njëzetetetëvjeçari nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj, hyri gjallë me këmbët e veta për të përmbushur një detyrim të ligjit grek dhe doli prej andej në grahmat e fundit, i shpërfytyruar, i mohuar prej policëve të rajonit sikur nuk kishte dhe ai një përkatësi të zotit, një emër, një mbiemër, një shtetësi, një adresë?

Çfarë Greqie është kjo e spitalit të Athinës, ku i riu shqiptar dha shpirt nën indiferencën disaorëshe të stafit mjekësor, që mund ta kishin shpëtuar, siç tha avokatja e të ndjerit, por mjerisht asistuan përmbylljen e tragjedisë apo krimit që kishte nisur në rajonin e policisë? Po kjo tjetra e solidaritetit në të keqe, e bashkëfajësisë për të fshehur kufomën e shqiptarit, çfarë Greqie është?

Çfarë Greqie është kjo tjetra, e shurdhra, që i detyroi të afërmit e viktimës të kërkojnë për disa ditë lart e poshtë çfarë ka ndodhur dhe ku ka përfunduar njeriu i tyre, si të bëhej fjalë për një rob të humbur në territoret e ISIS, ku të vrasin si qen dhe të hedhin në kanal? Kjo, e lartpërmendura, nuk është sigurisht ajo Greqia e ndriçimit antik, ku mbi motivin e nderimit për të vdekurit lindi dhe u përkund një degë e fuqishme e civilizimit të botës. Nuk është Greqia e trashëgimtarëve të Hipokratit.

Nuk është Greqia e Jorgo Seferis apo Odisea Elitis – për të përmendur vetëm dy prej poetëve më të mëdhenj të një vendi ku monumentet e shpirtit artistik janë nga më të shumtat e më të lartat. Nuk është Greqia anëtare e familjes së kombeve të lira, të lidhura në kodin e sundimit të ligjit edhe në trajtimin e të burgosurve apo kriminelëve. Unë nuk e njoh këtë Greqi – njëherë që m’u desh të dërgoja me urgjencë babanë tim në një spital të Athinës, pasi m’u shkreh në duar duke shëtitur rreth Akropolit, pashë gjithë stafin e mjekëve duke vrapuar për t’i dhënë ndihmën e parë e për t’i shpëtuar jetën një plaku që pasaporta e tregonte nga Lezha.

Ky episod ngelet në mirënjohjen time të përjetshme për ata mjekë grekë dhe për vendin e tyre. Ka me mijëra e mijëra shqiptarë që kanë njohur e njohin Greqinë e mirë, së cilës i detyrohen për ndihmën dhe mikpritjen në ditë të vështira. Por ka mjaft prej tyre që kanë pasur të bëjnë e kanë të bëjnë sot e gjithë ditën me këtë Greqinë ku u ngjiz dhe u përmbyll tragjedia e Pëllumb Marnikollajt, me Greqinë e racizmit dhe ksenofobisë, me Greqinë e urrejtjes që merr frymë, godet dhe kafshon brenda së mirës.

Dëshmitë e vrasjes së Pëllumb Marnikollajt janë shokuese. Ka shumë pak gjasa të përgënjeshtrohen. Përkundrazi. Zbardhja e plotë mund të na e tregojë akoma më të tmerrshme atë që ka ndodhur. Kanë folur i vëllai dhe shokët e të ndjerit. Ka thënë pak fjalë dhe pritet të thotë të tjera avokatja greke, për momentin zëri i ndërgjegjes helene përballë vdekjes barbare të shqiptarit.

Pas zhurmës që po ngrihet, policia e dyshuar për vrasje ka deklaruar se Pëllumbi u hodh nga dritarja, sepse mori vesh se do të arrestohej përsëri, deklaratë plot të çara logjike, që pas hetimit të ngjarjes mund të përfundojë në listën e akuzave për fshehje të krimit. Si mund të dorëzohej kufoma në morgun e varrezës si të ishte gjetur në pyll, pa dokumente, ndërkohë që i ndjeri ishte paraqitur ose ishte thirrur nga policia me emrin, mbiemrin dhe gjithë gjeneralitetet e tij?

Si mund të mbahet dhjetë ditë pa njoftuar njeri kufoma e personit që ka gjetur vdekjen nga duart e policëve, apo para syve të tyre? Njihet tashmë botërisht masakrimi i të burgosurit shqiptar Kareli në qelitë e burgut nga policët grekë.

Rasti i fundit i Marnikollajt ka veçorinë e përfshirjes së disa institucioneve në bashkëfajësinë e përmbushjes dhe fshehjes së krimit barbar. Kjo është vërtet rrëqethëse. Greqia nuk na kishte mësuar me këtë. Ka pasur xhelatë me uniformë që kanë rrahur, torturuar e vrarë shqiptarë në shpërdorim flagrant të detyrës, por hallka e krimit është këputur menjëherë diku më tej, institucioni tjetër ka reaguar, ka kundërshtuar. A mos vrasja e shqiptarit në Greqinë e sotme po merr shijen e vrasjes së çifutit nga nazistët dekada më parë?

A mos vallë tolerimi i policëve­xhelatë që ngrenë dorë kundër shqiptarëve në komisariate dhe burgje është njëlloj licence që u jepet të tjerëve për të vazhduar zanatin e dhunës pa frikë dhe pa vrasje ndërgjegjeje? A mos po përhapen më shumë ndjenjat e urrejtjes atavike në vendin fqinj, kur është pritur që me qeverisjen e partisë së kryeministrit Cipras të ndodhë e kundërta? Këto pyetje ngrihen vetvetiu përballë vdekjes makabre në duart e policisë greke të djaloshit nga Lezha.

Greqia duhet të zbardhë krimin, pa pritur notat e protestës nga qeveria e Shqipërisë, që sigurisht e ka detyrim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi dhe duhet të bëjë të vetën. Shqiptarët presin që Greqia dhe grekët të revoltohen me dhunën dhe poshtërimin e kufomës së Pëllumb Marnikollajt. Greqia mund të ashpërsojë ligjet e saj kundër vjedhjeve dhe krimeve të ndryshme, por nuk mund të bëjë vetëgjyqësi kundër shqiptarëve në institucionet e saj.

Drejtësia greke duhet të thotë fjalën e saj. Është një çështje njerëzore, një çështje e shtetit të së drejtës. Por është sakaq një çështje e veçantë e miqësisë mes dy vendeve. Jemi shumë në Greqi. Busulla e nevojave, por edhe një mendim i hershëm dhe i thellë që na njeh si popuj të hershëm dhe mjaft të ndërthurur në këtë pjesë të botës, kanë bërë që shqiptarët të vërshojnë drejt Greqisë dhe Greqia t’i mirëpresë ata. Shqiptarët, në shumicë dërmuese besoj, të çdo feje dhe krahine, janë të vetëdijshëm se me antikitetin e saj të njohur botërisht, Greqia fqinje na ndihmon të reklamojmë vendndodhjen tonë në hartën e Europës.

E gjithë kjo është një histori e madhe që nuk është treguar e lartësuar ende në piedestalin e merituar. Por vdekjet horror si kjo e Pëllumb Marnikollajt e damkosin këtë histori. Për të mos thënë synojnë ta përmbysin. Në dëm të grekëve dhe shqiptarëve. Dënimi i fajtorëve është kundërpërgjigjja. Greqia e mirë e humanizmit dhe shtetit ligjor është kundërpërgjigjja.

/Marrë nga gazeta Panorama

Etiketa: greqikomentPrec Zogajshqiptarvrasje


Ju sugjerojmë

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë
Aktualitet

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë

22 Korrik, 2025 2:00 pm
Jorgo Goro mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron

22 Korrik, 2025 1:41 pm
Berisha akuza Celibashit: Si u morën 350 kuti votimi nga magazinat e KQZ në Farkë?
Aktualitet

Berisha akuza Celibashit: Si u morën 350 kuti votimi nga magazinat e KQZ në Farkë?

22 Korrik, 2025 1:22 pm
Mbrojtja Civile Evropiane: Flota jonë po ndihmon në Vlorë dhe Dibër
Aktualitet

Mbrojtja Civile Evropiane: Flota jonë po ndihmon në Vlorë dhe Dibër

22 Korrik, 2025 1:09 pm
Aksioni ndaj “Bankers“/Kompania: Do përballemi në arbitrazh ndërkombëtar
Aktualitet

Aksioni ndaj “Bankers“/Kompania: Do përballemi në arbitrazh ndërkombëtar

22 Korrik, 2025 12:51 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U nis për të shuar flakët në Lurë, humb jetën Punonjësi i Zonave të Mbrojtura

22 Korrik, 2025 12:35 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Prostitucion nga Amerika Latine në…Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim 13 persona

22 Korrik, 2025 12:12 pm
Rama paralajmëron reformë të thellë në arsim: S’ka më 17 shefa në universitete!
Aktualitet

Rama paralajmëron reformë të thellë në arsim: S’ka më 17 shefa në universitete!

22 Korrik, 2025 12:01 pm
Lapaj fton Shabanin të japin dorëheqjen: Mandati t’i kalojë Greta Ambelit!
Aktualitet

Lapaj fton Shabanin të japin dorëheqjen: Mandati t’i kalojë Greta Ambelit!

22 Korrik, 2025 11:51 am
Rama në UBT: Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve
Aktualitet

Rama në UBT: Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve

22 Korrik, 2025 11:42 am
Para
Ngjarje e rëndë/ Skafi përplaset me anijen, 3 të vdekur, disa të plagosur

Ngjarje e rëndë/ Skafi përplaset me anijen, 3 të vdekur, disa të plagosur

Regjisori Selami Taraku, ja si jeton babai “i miliarderes” Morena Taraku

Regjisori Selami Taraku, ja si jeton babai "i miliarderes" Morena Taraku

Vrasja e dytë e Jonidës, braktiset për në rrugën e varrit

Vrasja e dytë e Jonidës, braktiset për në rrugën e varrit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë
22 Korrik, 2025

Policia ka vijuar aksionin në kryeqytet për të gjobitur drejtuesit e mjeteve që parkojnë dysh, apo në korsi të dedikuara...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron

Jorgo Goro mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës
22 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro....

Lexo më shumë

Berisha akuza Celibashit: Si u morën 350 kuti votimi nga magazinat e KQZ në Farkë?

Berisha akuza Celibashit: Si u morën 350 kuti votimi nga magazinat e KQZ në Farkë?
22 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në një...

Lexo më shumë

Mbrojtja Civile Evropiane: Flota jonë po ndihmon në Vlorë dhe Dibër

Mbrojtja Civile Evropiane: Flota jonë po ndihmon në Vlorë dhe Dibër
22 Korrik, 2025

Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. Përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com