Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e shkaktoi rënien e Egjiptit të lashtë?

2022/09/05 at 9:57 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë e shkaktoi rënien e Egjiptit të lashtë?

Qytetërimi i lashtë egjiptian e arriti kulmin e fuqisë, pasurisë dhe ndikimit të tij në periudhën e Mbretërisë së Re (vitet 1550- 1070 Para Erës Sonë), gjatë mbretërimit të faraonëve të famshëm si Tutankhamun, Tutmoz III dhe Ramsesi II, që mund të ketë qenë faraoni biblik i historisë së Eksodit të hebrenjve.


Në kulmin e saj, Perandoria Egjiptiane kontrollonte një territor të gjerë që shtrihej nga Egjipti i sotëm deri në gadishullin verior të Sinait, dhe tokën e lashtë të Kanaanit (që përfshin Izraelin e sotëm, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Jordaninë dhe pjesët jugore të Sirisë dhe Libani).

Por pas vrasjes së Ramsesit III në vitin 1155 Para Erës Sonë, perandoria dikur e madhe u gjunjëzua dalëngadalë për shkak të një thatësire ​​shekullore, krizës ekonomike dhe pushtuesve të huaj. Ramsesi III e sundoi Egjiptin për 31 vjet, dhe konsiderohet shpesh si i fundit nga faraonët “e mëdhenj”.

Mbretërimi i tij përkoi me një nga periudhat më të trazuara dhe sfiduese në historinë e lashtë të Mesdheut, të njohur si pushtimi i “Popujve të Detit”. Identiteti i saktë i këtyre të fundit është ende i panjohur, por shumica e studiuesve besojnë se ata ishin një grup refugjatësh etnikisht të ndryshëm nga Mesdheu Perëndimor, të zhvendosur për shkak të thatësirës dhe urisë drejt lindjes, në kërkim të tokave të reja për të pushtuar dhe për të banuar.

Flotat plaçkitëse të Popujve të Detit mund ta kenë sulmuar Egjiptin të paktën 2 herë gjatë mbretërimit të Merenptahut dhe Ramsesit III. Në 1177, Ramsesi III dhe marina egjiptiane, zmbrapsën me sukses pushtimin e dytë të madh të Popujve të Detit. Faraoni e përkujtoi fitoren në muret e tempullit dhe varrit të tij në Medinet Habu.

Por festa rezultoi të ishte e shkurtër, thotë Erik Klajn, arkeolog dhe historian i Epokës së Bronzit, autori i librit “1177 P.E.S: Viti kur u shemb qytetërimi”. Ramsesi III ishte në gjendje të luftonte kundër Popujve të Detit, por jo të shmangte një komplot të organizuar ndaj tij nga një prej grave xheloze të haremit të tij

Sipas skanimeve CT të mumjes së Ramsesit III, faraoni u godit me thikë në qafë dhe u vra në vitin 1155 Para Erës Sonë. “Ai moment ishte fillimi i fundit të perandorisë. Pas Ramsesit III, Egjipti nuk do të ishte më i njëjti”- thekson Klajn.

Në shekullin XII Para Krishtit, i gjithë rajoni i Mesdheut përjetoi një ngjarje kataklizmike të njohur si “Kolapsi i Epokës së Bronzit”. Për mbretëritë që ranë nën sundimin e Popujve të Detit – apo përjetuan njëkohësisht fatkeqësi të tjera si thatësirën dhe urinë – rënia ishte e shpejtë dhe absolute.

Për shembull u zhdukën qytetet, kulturat dhe madje edhe gjuhët e shkruara të mikenasve në Greqi dhe hititëve në Anadoll. Pjesërisht për shkak se Ramsesi III ishte në gjendje t’i zmbrapste Popujt e Detit, Egjipti rezistoi pak më shumë, thotë Klajn. Por në fund edhe Egjipti ra viktimë e të njëjtave probleme që prekin rajonin: një “mega thatësirë” që zgjati 150 vjet ose më shumë, si dhe shpërbërja e një rrjeti tregtar mesdhetar dikur shumë i lulëzuar.

“Lidhjet ndërkombëtare që kishin qenë kaq të spikatura dhe të përhapura gjatë Epokës së Bronzit të Vonë u ndërprenë që të gjitha. Në Egjiptin pas Ramsesit III, kishte vazhdimisht mungesa në ushqim dhe luftëra politike. Po në këtë kohë u vu re një rënie e shpejtë e rolit të Egjiptit si një fuqi e madhe ndërkombëtare”- thekson eksperti.

Pas vdekjes së Ramsesit III, Egjipti u sundua nga një varg faraonësh të dobët që quheshin gjithashtu Ramses. (Ramsesi XI, që vdiq rreth vitit 1070 Para Krishtit, ishte faraoni i fundit i Mbretërisë së Re). Të dhënat arkeologjike nga ajo periudhë, ofrojnë informacione se pse Egjipti përjetoi një rënie aq të shpejtë. Për shembull, mumja e Ramsesit V duket se ka shenja të sëmundjes së lisë në fytyrën e tij.

Ndërsa historianët nuk janë të sigurt nëse ai vdiq vërtet nga lija, të dhënat tregojnë se Ramsesi V dhe familja e tij u varrosën në varre të reja, dhe se ka pasur një ndalesë 6-mujore për cilindo që vizitonte Luginën e Mbretërve pas funeraleve. Disa studiues sugjerojnë se ky mund të ketë qenë një nga urdhrat e parë të izolimit për shkak të një sëmundje ngjitëse, dhe një shenjë e mundshme se Egjipti ishte shkatërruar nga një epidemi e lisë në atë kohë.

Përveç kësaj, gjatë mbretërimit të Ramsesit V dhe Ramsesit VI, Egjipti duket se e humbi kontrollin e minierave të rëndësishme të bakrit dhe bruzës në gadishullin e Sinait, pasi emrat e tyre ishin të fundit nga faraonët egjiptianë të gdhendur atje. Klajn thotë se Egjipti ndoshta u tërhoq plotësisht nga Sinai dhe Kanani deri në vitin 1140 Para Krishtit.

Më pas, nën Ramsesin IX, që sundoi në fundin e shekullit XII Para Krishtit, Egjipti u trondit nga një varg grabitjesh nëpër varre. Kushtet ekonomike ishin aq të rënda – dhe respekti ndaj autoritetit të faraonit aq i ulët – saqë hajdutët bastisën varret e faraonëve për ar dhe thesare të tjera.

Pas Mbretërisë së Re, Egjipti u sundua nga një sërë fuqish të huaja, një dëshmi kjo e mëtejshme e rënies së tij si një perandori e pavarur. Në fillim nga libianët, një popull nomad që erdhi nga kufiri perëndimor i Egjiptit, ndikimi dhe kultura e të cilit zunë gradualisht një vend kryesor.

Shoshenq I, një faraon me origjinë libiane, ishte faraoni i parë i dinastisë së 22-të, që u përpoq të rivendoste ditët e lavdisë së Ramses III duke pushtuar mbretëritë e Izraelit dhe Judesë në shekullin X Para Krishtit. Më pas, në shekullin VIII, Nubianët ose Kushitët pretenduan në mënyrë paqësore fronin egjiptian gjatë një kohe trazirash politike.

Një varg faraonësh Kushitë e sunduan Egjiptin për gati një shekull si Dinastia e 25-të, përpara se të dëboheshin nga pushtuesit asirianë. “Ngjitja e mbretërve Kushite në krye, shënoi fundin e Egjiptit si një fuqi e pavarur. Pastaj erdhën asirianët, të pasuar nga Persianët, Grekët, Romakët dhe më pas Islami”- thekson historiani.

Egjipti përjetoi gulçimin e tij të fundit të madhështisë nën Dinastinë Ptolemeike (305 P.E.S-30 E.S), kur një varg faraonësh grekë e sunduan Egjiptin pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Kleopatra VII është më e njohura nga faraonët ptolemeikë, që ndërtuan një kryeqytet të mrekullueshëm helenistik në Aleksandri. Kur Kleopatra dhe Mark Antoni u mundën nga perandori romak Oktavian Augusti në vitin 30 Para Erës Sonë, Egjipti u bë një provincë e Republikës Romake, duke i dhënë fund dinastive të fundit egjiptiane të lashta. / History.com



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia
Kryesore

Grupi i PD përçahet për bojkotin e komisioneve, Berisha: Vendimin e merr kryesia

2 Shkurt, 2026 4:01 pm
I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar
Rajoni

I doli në dosjen “Epstein”, ish-presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur e as takuar

2 Shkurt, 2026 4:00 pm
Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale
Kryesore

Deputeti i PD kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale

2 Shkurt, 2026 3:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia, trutë e 1000 personave u trafikua nga Shkupi

2 Shkurt, 2026 3:43 pm
Para
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin jashtë Ambasadës ruse në Kabul

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin jashtë Ambasadës ruse në Kabul

Greqia ankohet në OKB për kërcënimet e Turqisë

Greqia ankohet në OKB për kërcënimet e Turqisë

Vrasjet, Rita Petro: Në familje gjërat janë të thella, prindërit duhet…

Vrasjet, Rita Petro: Në familje gjërat janë të thella, prindërit duhet...
















TE FUNDIT

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
2 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët...

Lexo më shumë

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
2 Shkurt, 2026

Protesta e fundit e opozitës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, ishte një mesazh për regjimin e Ramës dhe...

Lexo më shumë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
2 Shkurt, 2026

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat...

Lexo më shumë

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
2 Shkurt, 2026

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com