Hueyda El Sayed prej disa kohësh është zhvendosur në Tiranë. Ajo ka qenë aktive në shumë prej emisioneve televizive, dhe përpara disa ditëve në mediat rozë u diskutua shumë edhe ndarja e saj nga partneri.
Kësaj here balerina ka publikuar një fotografi me koreografin Albi Nako, teksa janë duke darkuar së bashku me një tjetër mikeshë tyren. Ajo që ndoshta nuk e dinim, është fakti që Hueyda dhe Albi njihen që kur ishin fëmijë, dhe këtë e ka zbuluar vetë balerina.
“Me keta dy yjet me njohin qe kur jam 10 vjeç dhe s’mund t’i sheh tangerllik ??? @albinako, @julinika” – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.
Ndoshta fakti që të dy i përkasin fushës së baletit, i ka bërë bashkë që të vegjël dy personazhet e njohur, të cilët duket se edhe pas shumë vitesh kanë arritur të ruajnë raporte të mira.