Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e dashure jeni sipas shenjës së horoskopit?

2017/11/01 at 2:33 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë e dashure jeni sipas shenjës së horoskopit?

Horoskopi mund t’ju nxjerrë të palarat ndonjëherë, edhe pse nuk e besoni shpesh. Mund të jeni njeri shumë i mirë, por a jeni e dashura ideale? Këtë e zbulon astrologjia.


  1. Dashi: E dashura SHUMË e sinqertë

Duhet burrë me “rr” të fortë ai që ke në krah! Nuk dimë se si i përballojnë njerëzit zënkat me ty, dhe partneri i një femre Dash duhet të jetë njeri i zgjuar, që të mos shkelë në mina. Kontrolloni ndryshimet e humorit sepse i çmendni njerëzit! Megjithatë, me partnerin e duhur, jeni një çift ride-or-die.

  1. Demi: E dashura e logjikshme

Jo se jeni e mërzitshme, thjesht i llogarisni mirë gjërat përpara se të merrni hapin e radhës. Pse të merreni me meshkuj jo-seriozë (pavarësisht tensionit seksual), kur keni një fans që ju adhuron kokë e këmbë?

Për më tepër, ju pëlqen t’ju mbajnë në pëllëmbë të dorës.

  1. Binjakët: E dashura aventuriere

Natyra juaj e lirshme dhe e afrueshme me të gjithë e bën të thjeshtë për ju (dhe për partnerin) të jeni në lidhje. Jeni gjithnjë gati të provoni gjëra të reja, duke e mbajtur kështu lidhjen gjallë. Megjithatë, mërziteni shpejt me gjërat tuaja. Nuk duhet shumë, dhe do fluturoni në lule të tjera.

  1. Gaforrja: E dashura e kripur

Mos bëni lojëra, Gaforre! Lidhja me ju mund të jetë plot ulje-ngritje, dhe kjo sepse duhet patjetër të përkëdheleni dhe të reagoni nëse gjërat nuk shkojnë sado pak siç doni ju. Lidheni shumë me njerëzit, dhe bukuri, sepse ky është kuptimi i marrëdhënies… por kujdes me ndjenjat e tepruara.

 

  1. Luani: E dashura ekstravagante

Lidhja është për dy persona, jo? Gabim! Ju jeni qendra e saj, dhe partneri bën mirë ta tregojë në çdo moment përkushtimin e tij ndaj jush.

Vërtet jeni e dashura më besnike dhe e afërt kur dikush jua fiton zemrën, por uleni hundën ndonjëherë. Të dashura të mira ka plot.

  1. Virgjëresha: E dashura që i bën të gjitha vetë

Je shumë e mirë, Virgjëreshë: punëtore, e pavarur, e pjekur, e ndjeshme. Mund të shqetësoheni ndonjëherë se mos jeni e mërzitshme, por partneri nuk ju zgjodhi kot (sepse ju kurrë nuk do të shkonit pas tyre e para).

Por Virgjëreshë, mjaft u bëre martire! Mos u përfshini shumë në lidhje, sepse partneri nuk e arrin dot nivelin e përkushtimit tuaj. Do të zhgënjeheni.

 

  1. Peshorja: E dashura bamirëse

Peshoret nuk e dinë sa të mira janë, dhe lidhen gjithnjë me njerëz jo në nivelin e tyre. Pse kjo bamirësi, Peshore? Njihja vlerat vetes! Vëre njëherë veten para të dashurit tënd, edhe nëse do të thotë që do ngelesh single për ca kohë!

 

  1. Akrepi: E dashura intensive

Mund të jeni shumë sadiste, por nuk ka gjë, sepse të gjithë janë mazokistë nga pak. Mund t’i trembni partnerët tuaj, por kjo sepse keni ide të qarta dhe të skalitura në gur.

Thjesht ulni pak nivelin e intensitetit, dhe jeni në rregull.

  1. Shigjetari: E dashura tejet miqësore

Jeni shumë karizmatike, keni humor, dhe përgjithësisht jeni një njeri që ia vlen ta kesh pranë.

Por kini kujdes se kë vendosni të mbani pranë dhe mos u tregoni tejet miqësore me të gjithë. Nëse e dini që një person s’është besnik, dini gjithashtu që s’duhet ta mbani pranë. Bëjini dalje!

 

  1. Bricjapi: E dashura e pjekur

Nuk dini ndonjëherë nëse jeni e dashura apo mami. E njëjta gjë ndodh edhe në shoqërinë tuaj. Nuk duhet t’ju thonë se çfarë të bëni, pasi e dini më mirë se të gjithë.

Mund të jeni pesimiste, deri diku snobe ndonjëherë, por kjo sepse keni standarde të larta për veten. Nuk ka asgjë të gabuar këtu.

 

  1. Ujori: E dashura e pavarur

Nuk dini t’i tregoni ndjenjat tuaja sikur nami të bëhet. Gjithçka e mbani brenda, dhe i dashuri juaj merakoset herë pas here se mos jeni mërzitur me të. Ç’t’i bësh, thjesht jeni… ndryshe!

Por absolutisht e dashura më e përkushtuar, sapo dikush ju lidh mbas vetes.

  1. Peshqit: E dashura e ndjeshme

Kaq e mirë sa je, normalisht meriton partnerin më të mirë.

Dëgjojini miqtë kur ju paralajmërojnë mbi djem të caktuar, sepse logjika juaj zbehet plotësisht përpara ndjenjave që ju burojnë nga brenda. Duket qartë kur dikush s’është për ju, dhe ju e dini që duhet ta ruani dashurinë për dikë më të mirë.

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
Poliklinika Gjermane: Risi në ndërhyrjet ORL


Poliklinika Gjermane: Risi në ndërhyrjet ORL


Rama sulmon verbalisht prokurorinë: Fronti i çorbës së vjetër, surrogato, amatorë inatçinj

"Shteti i Ramës, ministri është shefi i bandës dhe të varfërit vendosen në gijotinë për faturën e ujit"

Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së: Këtë javë qeveria përgjysmohet

Rikthehet Blushi, feston sot 1 vjetorin e Libra-s
















TE FUNDIT

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet
6 Tetor, 2025

Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë...

Lexo më shumë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit, gjyqtarie Astrit Kalaja u qëllua...

Lexo më shumë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet...

Lexo më shumë

Orban: BE po shpërbëhet, nuk duhet ta pranojmë euron

Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
6 Tetor, 2025

Hungaria nuk duhet ta miratojë euron, pasi BE-ja po “shpërbëhet” dhe vendi i tij nuk duhet ta lidhë fatin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com