Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e dashure je, bazuar në shenjën tëndë të horoskopit

2019/10/12 at 12:48 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Dashi: E sinqertë

Nuk je nga ato që bëjnë furça. Karakteri yt shpërfaqet në çdo moment të lidhjes dhe të jetës tënde, që nga puna tek njerëzit me të cilët del. Mund të jesh pak me hënë, ndaj është paksa e vështirë për partnerin që ta kuptojë sesi dikush kaq pragmatik mund të preket kaq shpejt. Por nëse e gjen atë që e kupton natyrën tënde të veçantë, je zjarri vetë!


Demi: E logjikshme

Je shumë praktike, këtë e reflekton edhe në njohjet me njerëz që të interesojnë. Nëse ka nga ata njerëz që fiksohen pas partnerëve që vetëm sa i stresojnë, me ty kjo nuk ndodh. Ti e mendon mirë dhe nuk kapesh me ata që nuk të japin atë çfarë kërkon. Nuk shkel në dërrasë të kalbur, por kjo nuk do të thotë se je e mërzitshme. Mund të mos kesh të njëjtin pasion, por njeriu që ti zgjedh do të dijë të të bëjë të ndihesh mirë.

Binjakët: Aventuriere

Je e prirur drejt gjërave të reja dhe kjo të bën tejet sharmante. Partnerët e tu tërhiqen shumë nga dëshira jote për të luajtur, eksperimentuar. Je shumë interesante sepse ke gjithmonë ide të reja për takimet. Festivale filmi, shtëpia e braktisur në fund të rrugës? Me ty ka gjithmonë diçka të re për të parë.

Të pëlqejnë njerëz që janë po kaq me vetëbesim sa ti, edhe pse brenda mund të mos jesh kaq e sigurt në vetvete. Shpesh je nervoze, dhe kjo të bën të kesh sarkazëm therëse. E ndërsa partnerët e dashurojnë sensin tënd të aventurës, ka disa njerëz që thjesht nuk e pranojnë dot pavendosmërinë tënde.

Gaforrja: Qaramane

Je një qaramane e lindur. Thjesht nuk të mbushet mendja që dikujt i pëlqen vërtet, edhe kur kjo është mëse e dukshme! Ky është burimi i problemeve të tua në marrëdhënie. Përgjithësisht, shkon shumë me ata që kanë një mendje me ty, por kujdes mos bie në kurthin e të rënit në dashuri me një kopje tënden sepse nuk është më dashuri. Pesimizmi i dyfishtë nuk është diçka e mirë, edhe nëse të duket sikur askush nuk është më i mrekullueshëm se dikush që e urren botën po kaq sa ti.

Megjithatë, ata që dalin me ty e kanë të sigurtë qejfin. Lidhesh shumë intensivisht me partnerët dhe kjo të bën tërheqëse. Eh, po të mos ishin ato pasiguritë që të bëjnë të humbësh marrëdhënie që ia vlejnë, do ishe e dashura perfekte.

Luani: Del e tepron!

Oh, Luaneshë e bukur rrëzëllitëse. Ti me siguri as që do ta lexosh këtë sepse e di vetë veten, por disa shokë të etiketuan dhe ja ku jemi. Je një yll, një yll që e di që është yll. Je aq tërheqëse sa çdokush do të binte në dashuri me ty. Shumë shpejt. Nuk luan me njeri sepse, është e qartë: kush ka kohë! Nëse dikush të pëlqen, bën mirë të ta shprehë në mënyrat më të dukshme. E kemi fjalën për ato propozimet që bëjnë bujë në internet. Ti meriton vetëm gjëra të jashtëzakonshme.

Nëse dikush është aq me fat sa të marrë vëmendjen tënde, je partnerja më e dashur, më besnike. Të tjerët vdesin të flirtojnë me ty sepse je shumë kontroversiale, e shpejtë në reagim ose shkurt, shpirti i festës. Ndonjëherë të thonë se je shumë e përqëndruar tek vetja, por edhe çfarë pastaj?

Virgjëresha: Ajo që bën gjithçka

Gjithmonë duke punuar shumë dhe duke bërë më të mirën. Kjo është shumë tërheqëse për ata që u pëlqen sepse je e pavarur. Je analitike, i bën gjërat me kokë, madje edhe dashurinë e kthen në metodike. Partnerët e dashurojnë pjekurinë e ndërthurur me ndjeshmërinë. Ndonjëherë, shqetësohesh nëse je shumë e mërzitshme dhe beson se do të duhej të ishe më spontane. Por mos ji e pasigurtë! Ata janë me ty sepse kanë zgjedhur të vlerësojnë tërësinë tënde.

Megjithatë ndonjëherë e vë veten në plan të fundit. Nuk është e nevojshme të harxhosh 35 orë të ditës për t’i bërë të dashurit dhuratën ideale të Shën Valentinit, sepse ata nuk e arrijnë dot ndjeshmërinë tënde prej Virgjëreshe.

Peshorja: Ajo  që nuk e di sa e mirë është

E dashura Peshore është mbretëresha e nënvlerësimit të vetes përpara partnerit. Zgjohu dhe mjaft kërkove falje! Të duket se mund të jesh duke e bërë gjithçka gabim, por duhet të mendosh së pari për veten. Ndonjëherë shpërthen në përballjet me partnerin dhe kjo është diçka e mirë sepse komunikon hapur, çështja është se nuk e bën gjithmonë në kohën dhe me njeriun e duhur. Ke shumë sharm, ndaj është e çuditshme pse ke gjithmonë ndjesinë sikur të mungon diçka.

Akrepi: E zjarrtë

Pse dashurohemi me Akrepët? Sepse të gjithë jemi paksa mazokistë. Shaka: por ju e dini ku e kemi fjalën, apo jo? Akrepi që e merr çdo gjë me pasion, intensivitet, ndonjëherë është pakëz posesiv por, thjesht e di ç’është më e mira për një marrëdhënie.

Përfshihesh shumë dhe do të sundosh, je edhe e vetëdijshme për këtë. Partnerët e dinë se je më e mira në krevat dhe je krenare për këtë, me të drejtë! Gjithçka, gjithçka e bën me përkushtimin maksimal, kështu edhe në dashuri.

Edhe diçka: ish-ët e tu mund të kenë pakëz frikë.

Shigjetari: Argëtuese

Shigjetar, ti je mjeshtre e lojës me zjarrin. Personi më argëtues në shoqëri dhe të gjithë ty të pyesin për vendime që kanë të bëjnë me qejfin. Shumë sharm, shumë humor; këto janë disa nga gjërat më joshëse.

Ke prirjen të nxjerrësh në pah anën pozitive tek kushdo, çka është e mirë sepse ndonjëherë neutralizon anët e tyre negative. Por ndonjëherë mund të tregosh mungesë realizmi. Një këshillë: mjaft mbajte shoqëri me ish-ët!

Bricjapi: E pjekur

Je “mami’ i grupit dhe me thënë të drejtën, je ajo që mban pantallona në një lidhje. S’ke ç’të bësh! Kështu je, o Bricjap i përgjegjshëm. Partnerët e dashurojnë faktin që s’kanë pse të kujdesen për ty, sepse e dinë që ia del vetë. Ndonjëherë je disi indiferente dhe pesimiste, çka mund t’i bëjë partnerët të mendojnë gjëra që nuk janë. Por nëse gjen dikë të nivelit tënd (nëse ka ndonjë, hehe), e ke rrugën vaj!

Ujori: E pavarur

“Mos je e mërzitur me mua?”, është një prej mesazheve që merr më shpesh një partnere e shenjës së Ujorit. Ke nevojë për hapësirën tënde dhe të duket e pakuptueshme që partneri të mos e respektojë. Je shumë e përkujdesur, shumë besnike, shumë mbështetëse, por thjesht nuk ke kohë për vogëlsira. Nëse dikush bën diçka që të nervozon, aq ishte: u fshi.

Peshqit: E ndjeshme

Je një partnere aq e ndjeshme dhe ke aq shumë dashuri për të dhënë, sa asnjë nga debilët që të pëlqejnë, nuk e meriton. Dëgjoji miqtë e tu kur të thonë se s’u pëlqen fiksimi yt i fundit, thjesht të njohin dhe duan të kujdesen për ty. Ana jote e ndjeshme prej artisti rrëzëllin kur je në një lidhje: bëhesh poetike, romantike, dëgjon këngët më lotndjellëse të mundshme.

Edhe partneri e vlerëson këtë anë tënden dhe i pëlqen kur ti i tregon këngë dhe filma të rinj. Je aq e dashur dhe aq empatike, saqë mund ta bësh këdo të ndihet mirë./Opinion.al

Etiketa: e dashurgaforrjaHoroskop


Ju sugjerojmë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
Aktualitet

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

15 Maj, 2025 12:13 pm
“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
Aktualitet

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

15 Maj, 2025 12:09 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

15 Maj, 2025 11:58 am
“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
Aktualitet

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

15 Maj, 2025 11:46 am
U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria
Aktualitet

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria

15 Maj, 2025 11:41 am
“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..
Aktualitet

“Ça i ke bërë vetes”/Paloka: Taksisti nxorri videon e blerjes së votës, u kërcënua..

15 Maj, 2025 11:37 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Para
Pentagoni: Turqia kreu sulm në afërsi të trupave amerikane në Siri

Pentagoni: Turqia kreu sulm në afërsi të trupave amerikane në Siri

Reagimet për Nobelin e letërsisë, çfarë deklaron Akademia suedeze

Reagimet për Nobelin e letërsisë, çfarë deklaron Akademia suedeze

Basha thërret strukturat e PD në fundjavë, vendoset për aksionin opozitar

PD padit kreun e Policisë së Tiranës
















TE FUNDIT

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Vonesat në numërimin e votave, KQZ: Sanksione ligjore nëse s’mbyllen sipas afatit

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
15 Maj, 2025

Kreu i Komsionit Qendro të Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka kërkuar që të përfundojë procesi i numërimit të votave brenda...

Lexo më shumë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë

“5 vota 500 mijë lekë”, Paloka: Kërkojnë t’u mbyllin gojën atyre që denoncojnë
15 Maj, 2025

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se i kanë dalë në mbrojtje një personi, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com