-U tha në Opinion

Çfarë do të thotë të jesh Guru, flet Paramahamsa Vishëandanda


               Publikuar në : 22:33 - 11/03/19 |
geliano fataj

Për kulturën shqiptare ende nuk kuptohet mirë koncepti i ‘Guru-së’. Në një intervistë për emisionin “Opinon”, Guru-ja i cili erdhi në Shqipëri pak kohë më parë Paramahamsa Vishëandanda, shpjegoi se çfarë do të thotë të jesh një Guru.

“Në traditën perëndimore Guru do të thotë të jesh mësues ose një mjeshtër, por ka një dallim të madh midis mësuesit dhe mjeshtrit . Mësuesi të mëson, ndërsa guru-ja të mbart me vete. Një mësues do të japë mësim dhe më pas do të mbarojë punë me ty, ndërsa guru-ja nuk mbaron punë më ty derisa ti të arrish nivelin e perfeksionit,”- u shpreh Paramahamsa Vishëandanda.

I pyetur se përse njerëzit duhet të kenë besim tek ai dhe jo tek një Guru tjetër Paramahamsa Vishëandanda u shpreh:  “Çështja nuk është nëse njerëzit duhet të besojnë tek unë apo jo , është diçka personale. Ne besojmë se guruja shfaqet kur dishepulli është gati, para këtij çasti ai nuk shfaqet…”

“Edhe Jezusi u shfaq kur ishte koha e duhur,”-vijoi ai.  Më pas u shpreh se ka mjaft njerëz që lexojnë libra spiritualë, por nuk janë gati për ta pranuar./Xh.K/Opinion.al/

Pas