Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të sjellë fundjava e fundit e fushatës presidenciale 2024?

2024/11/02 at 9:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë do të sjellë fundjava e fundit e fushatës presidenciale 2024?

Gara presidenciale e vitit 2024 ndodhet në fundjavën e saj të fundit.


Sondazhet tresojnë se demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë një mbështetje pothuajse të barabartë ndaj dhe në këtë fazë të fundit të fushatës, çdo ditë ka rëndësi.

Nëse në një palë zgjedhje tipike, do të pritej që pak votues të ndryshonin mendje kaq vonë, në këtë përballje të pazakontë zgjedhore, ka një ndjenjë se ajo që do të ndodhë në ditët të fundit, mund të ndryshojë trajektoren e garës.

Zonja Harris dhe zoti Trump po përshkojnë vendin për të siguruar mbështetje në shtetet që kanë më shumë rëndësi.

Ata po përpiqen – me shkallë të ndryshme suksesi – të qëndrojnë të përqendruar duke ofruar një mesazh të qartë e drejt e në thelb.

Në të njëjtën kohë, secila palë po investon burime masive për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje për periudhën e fundit të votimeve të hershme. Por në këto ditë kritike, fluksi i dezinformatave po intensifikohet.

Ku do të jenë Harris dhe Trump në fundjavën e fundit para ditës së zgjedhjeve?

Mjafton të shikoni agjendën e kandidatëve këtë fundjavë për të ditur se ku do të jenë ata.

Po agjendat e tyre mund të ndryshojnë pa paralajmërim. Të shtunën, zoti Trump pritet të shkojë në Karolinën e Veriut me një ndalesë në mes në Virxhinia.

Asnjë kandidat presidencial demokrat nuk e ka fituar Karolinën e Veriut që nga Barack Obama, në 2008, por fituesi megjithatë është përcaktuar me më pak se 3 për qind në çdo palë zgjedhje që nga ai vit.

Vendimi i zotit Trump për të kaluar të shtunën atje sugjeron se zonja Harris ka shanse të mira për ta fituar shtetin. Por zoti Trump po përpiqet gjithashtu të përcjellë besim duke u ndalur në Virxhinia, një shtet që ka qenë i sigurtë për demokratët që nga viti 2008.

Ndoshta asnjë shtet nuk është më i rëndësishëm sesa Pensilvania, ku zoti Trump pritet të bëjë fushatë të dielën. Por ai gjithashtu ka parashikuar një paraqitje tjetër në Karolinën e Veriut, përveç Xhorxhias, një shtet tjetër, që ka anuar nga republikan për gati tre dekada – deri në vitin 2020 që u fitua nga Joe Biden me më pak se gjysmë për qind.

Ndërkohë, zonja Harris pritet të bëjë fushatë në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia të shtunën një tregues se ekipi i saj po sheh mundësi reale për fitore atje. Ajo ka planifikuar të bëjë disa ndalesa në Miçigan të dielën, ku aleatët e saj besojnë se ajo është më e dobët.

A do t’i përmbahen kandidatët mesazhit?

Drejtuesit e fushatës së zotit Trump duan që votuesit të përqendrohen në një pyetje kyçe ndërsa përgatiten për të hedhur votën, dhe është e njëjta pyetje me të cilën ai hap çdo tubim: A jeni më mirë sot sesa ishit katër vite më parë?

Ekipi i zonjës Harris dëshiron që votuesit të mendojnë për një gjë tjetër: Cili nga dy kandidatët besojnë ata, se do të vendosë interesat e kombit mbi interesat personale?

Cilido kandidat që do të arrijë t’i mbajë votuesit në mënyrë më efektive të përqendruar tek mesazhi që kanë, në ditët në vijim, mund të fitojë presidencën. Megjithatë, për të dy kandidatët kjo ka qenë një sfidë.

Zoti Trump e nisi fundjavën duke u përballur ende me pasojat e tubimit të fundit në Nju Jork, gjatë të cilit një komedian e cilësoi Puerto Rikon si një “grumbull lundrues mbeturinash”. Gjërat u vështirësuan për zotin Trump të enjten kur e quajti ish-ligjvënësen Liz Cheney, një nga zërat republikanë më kritikë ndaj tij, një “skifter lufte” dhe sugjeroi se ajo nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupat amerikane në luftë, nëse ajo vetë do të ishte vënë para tytës së armës.

Ndërkohë, fushata e zonjës Harris po punon ende për të larguar vëmendjen nga komentet e Presidentit Biden në fillim të javës që i përshkroi mbështetësit e zotit Trump si “plehra”. Më vonë Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden, nuk iu referuar të gjithë mbështetësve, por vetëm komedianit që cilësoi Porto Rikon, si ‘grumbull plehrash’.

Në atë që të dyja palët besojnë se janë zgjedhjet më të pazakonta, çdo gabim i orëve të fundit mund të jetë vendimtar.

Roli që do të luajë hendeku gjinor?

Sulmi i zotit Trump ndaj zonjës Cheney ishte veçanërisht problematik, duke pasur parasysh shqetësimet e shtuara të aleatëve të tij për votueset gra.

Sondazhet tregojnë një hendek të konsiderueshëm gjinor në garë, ku zonja Harris në përgjithësi që ka një vlerësim shumë më të mirë mes grave sesa zoti Trump. Një pjesë e kësaj mund të jetë si rezultat i luftës së republikanëve për të kufizuar të drejtën për abort, që e ka dëmtuar shumë partinë e zotit Trump.

Aleatët e zotit Trump, përfshirë konservatorin Charlie Kirk, po paralajmërojnë se shumë më tepër gra sesa burra duket se po hedhin vota në procesin e hershëm të votimit. Ndërsa është e pamundur të dihet se për kë po votojnë, zoti Kirk beson qartë se ky është një lajm i keq për zotin Trump.

Edhe pse ish-presidenti republikan këmbënguli se do t’i mbronte gratë, pavarësisht nëse ato “e pëlqejnë atë ose jo”, ai nuk po e ndihmon kauzën e tij, thonë ekspertët duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj zonjës Cheney.

Zonja Harris, e cila nëse fiton do të bëhet presidentja e parë grua e vendit, thotë se zoti Trump nuk i kupton të drejtat e grave “për të marrë vendime për jetën e tyre, përfshirë dhe trupin e tyre”.

Mbetet për t’u parë nëse argumentat e demokrates Harris do të mund të depërtojnë mes votuesve këtë fundjavë.

Nga ana tjetër ekipi i zonjës Harris beson se ka ende një pjesë të konsiderueshme të votuesve që ajo duhet të bindë. Dhe ata thonë se të pavendosurit janë gra që jetojnë në periferi me prirje republikane.

Çfarë ndodh me votimin e hershëm?

Më shumë se 70 milionë vetë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e vitit 2024, ose më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm që votuan në 2020.

Ato përfshijnë dukshëm më shumë republikanë krahasuar me katër vite më parë, kryesisht për shkak se Trump ka hequr dorë nga qëndrimi që mbështetësit e tij të votojnë fizikisht, vetëm në ditën e zgjedhjeve, më 5 nëntor.

Dhe ndërsa votimi i hershëm ka përfunduar në shumë shtete, kandidatët do të përqëndrohen në të paktën tre shtete kyçe ku procesi nuk ka përfunduar ende.

Mes tyre Miçigani, ku votimi i hershëm vazhdon deri të hënën. Votuesit në Uiskonsin mund të votojnë deri të dielën. Dhe në Karolinën e Veriut, votuesit kishin kohë deri sot në orën 15:00 për të hedhur votat në qendra votimi.

Votimet e hershme përfunduan zyrtarisht të premten në Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Pensilvani.

A do të intensifikohen fushatat e dezinformimit?

Aleatët e zoti Trump duket se po intensifikojnë pretendimet e pabaza për manipulime dhe disa po përforcohen nga vetë zoti Trump. Ai ka shpenzuar muaj duke mbjellë dyshime në integritetin e zgjedhjeve në rast se i humbet ato – ashtu siç bëri katër vite më parë.

Akuzat e tij të pabaza po bëhen më specifike, në disa raste, teksa pretendimet fillojnë të shfaqen në rrjetet sociale.

Ai ka thënë ndër të tjera se në Lancaster County, të Pensilvanisë ishte “kapur 2600 fletëvotime të rreme dhe formularë, të gjitha të shkruara nga i njëjti person. Ai e cilësoi këtë një “gjë vërtet të rëndë”.

Por hetimet ofrojnë dëshmi se sistemi po funksionon ashtu siç duhet.

Kandidati republikan ka ngritur gjithashtu pretendime të pabaza në lidhje me fletëvotimet që vijnë nga jashtë shtetit, apo se persona që nuk janë shtetas po votojnë. Ai sugjeroi pa prova se zonja Harris mund të kishte qasje në një lloj informacioni të brendshëm sekret të lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

Pritet që pretendime të tilla të rriten në ditët në vijim, veçanërisht në rrjetet sociale./VOA



Ju sugjerojmë

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut
Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut

4 Gusht, 2025 10:49 am
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

Ilir Meta njihet sot me akuzat e SPAK

4 Gusht, 2025 10:38 am
A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…
Aktualitet

Paditë për krimin elektoral/ Berisha: Dumani, mashtrues publik si Ramaduro

4 Gusht, 2025 10:30 am
Revista amerikane (1928) / Shqiptarët lyejnë jelekët e bardhë me të zezë që nga..
Aktualitet

Revista amerikane (1928) / Shqiptarët lyejnë jelekët e bardhë me të zezë që nga..

4 Gusht, 2025 10:17 am
Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen
Bota

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen

4 Gusht, 2025 10:00 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

4 Gusht, 2025 9:40 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

4 Gusht, 2025 9:31 am
Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik
Aktualitet

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

4 Gusht, 2025 9:11 am
Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj
Bota

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

4 Gusht, 2025 8:56 am
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

4 Gusht, 2025 8:50 am
Para
Aeroporti i Rinasit do të presë udhëtimet e para transoqeanike

Rama: Aeroporti i Tiranës, me rritjen më të shpejtë në Europë pas pandemisë

Doli për të kullotur bagëtitë dhe nuk u kthye më, gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në Elbasan

Aksidenti në Fier/ 21-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

SHBA/ Zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve
















TE FUNDIT

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut

Akuzohet për vrasjen e ish-policit, detaje nga arrestimi i Flodian Plakut
4 Gusht, 2025

Në një konferencë për mediat, Policia e Vlorës ka dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani...

Lexo më shumë

Ilir Meta njihet sot me akuzat e SPAK

Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
4 Gusht, 2025

Pritet t’i komunikohen ditën e sotme nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, akuzat ish-presidentit...

Lexo më shumë

Paditë për krimin elektoral/ Berisha: Dumani, mashtrues publik si Ramaduro

A do paraqitet në seancën “Partizani”? Berisha: Pjesëmarrja ose mungesa caktohet…
4 Gusht, 2025

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot më 4 gusht për masën...

Lexo më shumë

Revista amerikane (1928) / Shqiptarët lyejnë jelekët e bardhë me të zezë që nga..

Revista amerikane (1928) / Shqiptarët lyejnë jelekët e bardhë me të zezë që nga..
4 Gusht, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2025 “American Junior Red Cross News” ka botuar, në shtator të 1928, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com