Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kryeministrisë.
Në emisionin “Opinion” Berisha renditi arsyet pse protestat nuk kanë pjesëmarrje masive, duke thënë se Rama ngjall frikë te qytetarët dhe censuron median.
Më tej, kryedemokrati u shpreh se të shtunën “opozita do të tregojë fuqinë e saj dhe kreativitetin e saj” dhe se betejën me qeverinë “Rama” do e vijojë deri në “pikën e fundit”.
“Në situatën aktuale kauza e kësaj proteste është kauza më e ligjshme se çdo proteste për dy arsye, qeveria nuk ka legjitimitetin për shkak të farsës elektorale, kjo është faktuar nga raportet ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Shtetit. Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të ndershme, por vjedh qytetarët ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, fika ka dy faktorë të tmerrshëm. Çdo ditë takoj njerëz. Rama njeriu i urrejtjeve personale ka përcjell këtë frymë në të gjithë narko-shtetin e tij. Këtu është faktori frik i pamohueshëm Faktori i dytë është censura, kontrolli që u bëhet mediave. Efekti më i tmerrshëm i censurës është se i bën njerëzit që të mos dinë se çfarë të besojnë. Jep 40 rroga analistësh që në çdo studio mashtrojnë qytetarët. Pra, kur ai merr tokën e shkollës të dhuruar nga pronarët për të bërë shkollë bujarisht dhe ia jep medias për ta kontrolluar atë me një euro. Njëri pronar është socialistë aty dhe merr 3 milion euro shpërblim për tokën, ai që ka televizionin e merr me një euro dhe qytetarët 3 milionë euro. 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Të riut shqiptar unëi ofroj gjën ëmë të madhe mundësin për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës dhe unë e kam faktuar këtë. Në vitin ’94-’96 rritej numri i shqiptare dhe në vitin 2007-2014 numri i qytetarëve shqiptarë rritje. Iu garantojë se Shqipëria ka çdo mundësi që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre. Rama nuk është alternativë ai duhet të largohet. Rama nuk qëndron në zyrë gjatë protestave, ia mbath, le të qëndrojë dhe ta provojë. Populli ka fuqi. Opozita është në provën e saj më të madhe. Në provën me jetë ose vdekje. Në datën 24 do të tregojmë fuqinë e opozitës, kreativitetin e saj. Do i tregojmë botës se vërtet ky kryeministër përdor drejtësinë për të mbrojtur ministrat sepse është vetë. Është kuptuar se mbrapa Belindës është Rama, të gjitha këto janë të zbardhura. Nuk janë akuza të opozitës, janë dëshmi tronditëse brenda dhe jashtë vendit. opozita do të qëndrojë deri në pikën e fundit të saj se këta kanë zero legjitimitet”,-tha Berisha.














