Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do ndodhë mes PS dhe LSI?

2017/01/29 at 6:04 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 9 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –

Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë. Kanë një program po duket se janë në pozicione të kundërta për produktin e tij. Histori e njohur kjo e konfliktit të brendshëm PS – LSI, por që duket se këtë fundjavë ka shkuar përtej pritshmërisë. Dhe vijimi duket shumë i vështirë.

A mund të qeverisin bashkë dy forca, kur ministrat e të njëjtit kabinet akuzojnë njëri – tjetrin në Tv?!

A mund të qeverisin bashkë dy forca, kur ministrat e njërës duket qartë që as e kanë në llogari dhe as i binden Kreut të qeverisë, me bindjen absolute që ai s’ka asnjë mundësi t’i ndëshkojë?

A mund të qeverisin bashkë dy forca që për problemet imediate të  vendit kanë vizione krejt të kundërta: njëra i bie alarmit të kanabisit dhe kriminalitetit ndërsa tjetra ka vetëm një përgjigje dhe një argument, reforma në drejtësi.

A mund të qeverisin bashkë dy forca që më shumë shihen në Tv duke akuzuar njëra tjetrën për dështim.

Nuk ka asgjë të papritur. Lexohej lehtë që kjo histori do të shkonte kështu që në 1 Prill 2013. Tani, situata bëhet edhe më e vështirë sepse të dy forcat politike duhet të marrin një vendim. Do vijojnë martesën e tyre plot sherre dhe zhurmë, ose do shkojnë të jetojnë më vetë, duke ndërtuar të ardhmen secila me votat e saj.

Po ç’do ndodhë mes PS dhe LSI? Ka 3 skenarë që mund të vihen në lëvizje javën e ardhshme, duke përjashtuar një të katërt, që situata të vijojë si këtë javë.

I pari, është që Rama të vendosë të bëhet Kryeministër dhe të shkarkojë një apo dy ministra të LSI që kanë sulmuar hapur qeverisjen qëndrore dhe lokale. Për të vendosur në vend autoritetin e tij ai duhet ta bëjë këtë pa konsensusin e Metës dhe kjo mund të provokojë largimin e LSI nga qeveria.

I dyti është që Meta të bindet, siç thonë edhe ministrat e tij, që qeverisja me PS është një dështim. Që LSI po merr kosto nga korrupsioni dhe arroganca e qeverisjes dhe të vendosë të largohet vetë prej saj. Ai mund ta bëjë këtë duke u larguar menjëherë, ose të distancohet duke deklaruar që në zgjedhje do të garojë më vete, jo në koalicion me PS e padyshim jo me PD.

I treti, më neveritësi politikisht është që Rama dhe Meta të ulen sërish. Të bien dakort për të prerë ndonjë kokë ministri “rebel” të LSI apo ndonjë tjetri të PS dhe të vendosin të shkojnë më tej. Do ta shtyjnë ca kohë, sa të dalë konflikti i rradhës dhe ta kuptojnë që dallimi mes tyre nuk është rastësor, por konceptual.

Në të gjitha versionet, dalja e LSI më vete do të ishte një akt me interes të madh publik. Pak rëndësi ka se si do të ndikonte ajo në votat e vetë LSI.

Dalja e Metës në një koalicion më vete, do ta rihapte betejën elektorale. Do ta bënte atë më të fortë, më konkuruese, dhe padyshim më legjitime.

Dalja e Metës në një koalicion më vete do ishte më motivuese për votuesit e opozitës që do përfshiheshin në një betejë më të fortë.

Dalja e Metës në një koalicion më vetë do t’i jepte fund pingpongut të përgjegjësisë dhe të akuzës se njëra forcë apo tjetra qeverisin me vota të dhuruara. PS do kishte të vetat, LSI të vetat dhe PD të vetat. Skena politike me këto 3 grupime do ishte më legjitime dhe pak rëndësi ka se si do kryqëzoheshin votat. Ç’do forcë në qeveri apo opozitë do ishte me votat e saj dhe kjo do ju jepte më shumë fuqi.

Por nëse për koalicionin ka ende kohë, një gjë duket e sigurtë, java që vjen nuk mund të mbyllet me të njëjtin kompozim politik që është aktualisht dhe as me këta emra në qeverisje. Se kush do veprojë i pari mbetet për t’u parë. Nëse nuk veprojnë, atëherë jemi peng i papërgjegjshmërisë dhe një politike që tallet me të gjithë ne…

Blendi Fevziu  


Etiketa: koalicioniLSImetaPDpsqeverisjarama


Ju sugjerojmë

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor
Bota

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor

6 Gusht, 2025 10:53 am
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: U evidentuan 25 vatra në vend, një mbetet ende aktive

6 Gusht, 2025 10:42 am
Receta në formatin unik/ Rama: Siguri për pacientin, më pak burokraci për mjekët e..
Aktualitet

Receta në formatin unik/ Rama: Siguri për pacientin, më pak burokraci për mjekët e..

6 Gusht, 2025 10:36 am
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
Aktualitet

“Bankers”, Apeli vendos për masat e sigurisë: Burg për CEO-n dhe ish-drejtorin

6 Gusht, 2025 10:28 am
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet/Dërgohet për gjykim avokati, kërkoi ryshfet të ndikonte te..

6 Gusht, 2025 10:20 am
Sorensen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin
Rajoni

Sorensen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

6 Gusht, 2025 10:19 am
Kriteret për rimbursimin nga paga minimale
Aktualitet

Rritet aktiviteti i biznesit në Shqipëri

6 Gusht, 2025 10:02 am
Mbante në banesë armë zjarri, pushkë dhe kapuç për maskim, arrestohet 21-vjeçari
Aktualitet

Mbante në banesë armë zjarri, pushkë dhe kapuç për maskim, arrestohet 21-vjeçari

6 Gusht, 2025 9:52 am
Seanca e konfirmimit në Senat për të emëruarin e zotit Trump për Sekretar Shteti
Bota

Rubio takohet sot me ministrin e Jashtëm të Serbisë në Departamentin e Shtetit

6 Gusht, 2025 9:44 am
SHBA: Depozitë deri në 15,000 dollarë për të marrë vizë
Bota

SHBA: Depozitë deri në 15,000 dollarë për të marrë vizë

6 Gusht, 2025 9:29 am
Para
Pamjet e sulmit ndaj Ali Ahmetit në Kumanovë

Maqedoni, Ali Ahmeti vendos koalicionin...

Rama në Firence me arkitektin italian të stadiumit, zbulohet arsyeja e vërtetë e vizitës 

Rama në Firence me arkitektin italian të stadiumit, zbulohet arsyeja e vërtetë e vizitës 

Ndiqen nga policia, skafistët shqiptarë e hedhin drogën në det 

Ndiqen nga policia, skafistët shqiptarë e hedhin drogën në det 
















TE FUNDIT

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor
6 Gusht, 2025

Në Japoni u mbajt një lutje në heshtje të mërkurën në mëngjes, në përkujtim të 80-vjetorit të hedhjes së bombës...

Lexo më shumë

Situata me zjarret/ MM: U evidentuan 25 vatra në vend, një mbetet ende aktive

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
6 Gusht, 2025

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Receta në formatin unik/ Rama: Siguri për pacientin, më pak burokraci për mjekët e..

Receta në formatin unik/ Rama: Siguri për pacientin, më pak burokraci për mjekët e..
6 Gusht, 2025

Që nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin unik po zbatohet në të gjithë vendin. Kështu shkruan në një postim...

Lexo më shumë

“Bankers”, Apeli vendos për masat e sigurisë: Burg për CEO-n dhe ish-drejtorin

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
6 Gusht, 2025

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot për masat e sigurisë, për personat e akuzuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com