Kryeministri Edi Rama është shprehur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se sot do të udhëtoj drejtë Londrës, për të marrë pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Rama tha se do u kërkojë homologëve për të ndihmuar Shqipërinë financiarisht, por dhe nga ana tekinke.
Ndërsa theksoi se do u paraqesë edhe dokumentet e ministrisë së Arsim dhe Shëndetësisë, ku janë të paraqitura demt e shkaktuara nga tërmeti me pasoja tragjike i 26 nëntorit.
“Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”-tha Rama./ Opinion.al