Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë bisedoi Shefi i CIA-s në Tiranë?

2016/12/09 at 6:01 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë bisedoi Shefi i CIA-s në Tiranë?

Drejtori në largim i CIA-së, John Brennan, vizitoi këtë javë Shqipërinë për një diskutim rreth sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Kjo ishte në thelb deklarata që shpërndau Ambasada e SHBA në Tiranë. Brennan u takua me krerët më të lartë të shtetit shqiptar si dhe krerët e institucioneve shqiptare të sigurisë, mbrojtjes dhe intelegjencës. Por cili qe thelbi i vizitës së tij në Tiranë dhe si shihet kjo vizitë në kontekstin rajonal dhe europian? Opinion.al mësoi se në këto takime, veç avancimit të bashkërendimit të përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit, vëmendje e veçantë i është kushtuar rritjes së ndikimit rus në rajonin tonë, me theks të veçantë kursit agresiv që Rusia është duke aplikuar së fundmi, por edhe sfidave serioze që mund ta presin Shqipërinë gjatë Presidencës Trump.


Diskutimi me palën shqiptare, rreth rrezikut të mundshëm nga ndikimi rus në rajon, që si duket ishte edhe arsyeja kryesore e vizitës së Brennan, përbën një jehonë të deklaratës së fuqishme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, që vetëm pak ditë më parë deklaroi se NATO është e shqetësuar për rritjen e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe se aleanca do të përgjigjet në përputhje me situatën. Paralel me këtë deklaratë të Stoltenberg, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar për mediat serbe se SHBA-të janë “duke parë hapa konkret me anë të të cilave Rusia është duke ndërhyrë në proceset politike në rajon, në përkrahje të atyre forcave që kundërshtojnë zgjerimin e NATO-së, ndërkaq në rastin e Malit të Zi shohim se si Rusia ndërmerr edhe hapa të tjerë (theksi të tentim grusht shtetit) për të destabilizuar shtetet, politikën e të cilave Rusia kundërshton”.

Duhet përkujtuar se zyrtarët institucionalë në Mal të Zi disa herë kanë akuzuar Rusinë se ka angazhuar, financuar dhe pajisur me armë mercenarë, në mesin e tyre edhe ish komandantin e forcave elitë të xhandarmerisë serbe, për të rrëzuar pushtetin demokratik në Mal të Zi, me qëllim të pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Si përgjegjës dhe të përfshirë në përpjekjen e grusht shtetit të 16 tetorit 2016, prokuroria e shtetit në Podgoricë ka akuzuar zyrtarisht një numër shtetasish rus të cilët për një kohë të gjatë kanë qëndruar në Serbi, që, ndër të tjera, janë angazhuar edhe për rekrutimin e vullnetarëve serbë për të luftuar përkrahë rebelëve pro-rus në Ukrainë.

Gjatë takimeve, pala amerikane ka vënë theksin tek puçi i dështuar në Mal të Zi. Ai përbën një nga pikat më kulmore që dëshmon se Rusia është duke ndjekur një kurs agresiv për destabilizim të rajonit, veçanërisht të atyre vendeve që aspirojnë anëtarësimin në NATO, siç janë Mali i Zi dhe Maqedonia, por edhe të Shqipërisë si një demokraci e re dhe e brishtë. Nuk duhet harruar se, kohë më parë, zyrtarët më të lartë rus kanë shprehur shqetësim për mbajtjen e manovrave ushtarake të NATO-së në Shqipëri. Po ashtu, për palën amerikane, angazhimi rus në Kosovë, qoftë duke forcuar elemente radikale në mesin e komunitetit serb të Kosovës apo edhe duke synuar gjetjen e bashkëbiseduesve të mundshëm në mesin e klasës politike të shqiptarëve të Kosovës, përbën një shqetësim tjetër tejet serioz.

Pala amerikane me gjasë kërkon rritjen e vigjilencës nga ana shqiptare, për të penguar dhe parandaluar çfarëdo përpjekje, të sponsorizuar nga faktorë të jashtëm, për destablizim të rendit demokratik në Shqipëri. Po ashtu ka kërkuar angazhimin më të madh të Shqipërisë në programet e përbashkëta me aleancën veri-atlantike dhe sidomos angazhimin aktiv të Shqipërisë në përkrahje të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Besohet se pala amerikane ka theksuar nevojën që shteti shqiptar të angazhohet direkt në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm në Mal të Zi si dhe të ushtrojë presion mbi Kosovën që të përmbyllet procesi i demarkacionit të kufirit shtetëror me Malin e Zi. Sipas palës amerikane, çfarëdo destabilizimi i ri apo konflikti me Malin e Zi ushqen përpjekjet ruse për të eliminuar forcat pro-perëndimore në Mal të Zi dhe për të penguar anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Për palën amerikane nuk ka asnjë dilemë se Rusia është tejet e angazhuar që ta pengojë me çdo kusht anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pasi që kjo do ta kthente Adriatikun në një det tërësisht të kontrolluar nga NATO, padyshim një synim shumë të rëndësishëm strategjik për shtetin amerikan.

Paqartësitë e mundshme gjatë presidencës Trump, mund të jenë një nga çështjet e ngritura gjatë takimeve me krerët e shtetit shqiptar. Drejtori Brenann, që së fundmi njihet për deklaratën e tij se Presidenti Trump duhet ta trajtojë Rusinë si kërcënimin kryesor për interesat e Amerikës, me gjasë ka këshilluar palën shqiptare të përgatitet për sfida serioze që mund të shtjellohen gjatë Presidencës Trump. Duhet përkujtuar se Presidenti Trump ka deklaruar disa herë se shtetet anëtare të NATO-së duhet të rrisin investimet dhe kontributin e tyre në programin e mbrojtjes së përbashkët dhe se nuk duhet të llogarisin në mbështetjen bllanko të Amerikës.

Sa i përket diskutimeve në fushën e luftës së përbashkët kundër esktremizimit dhe terrorizmit, pala amerikane ka ngritur nevojën urgjente që pala shqiptare të angazhohet për të parandaluar radikalizmin islamik në burgje, ku të burgosurit për terrorizëm mund të përhapin ideologjinë e tyre në mesin e të burgosurve të tjerë. Pala amerikanë po ashtu ka kërkuar që shteti shqiptar të ngritë vigjilencën për të parandaluar çfarëdo infiltrimi të forcave të sigurisë dhe të ushtrisë nga elementë ekstremistë, një problem që së fundmi është shfaqur në mjaft vende anëtare të NATO-së.

(Opinion.al)

Etiketa: ciakosovamali i zindikimi russhqiperia


Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Femrat më të bukura, në opozitë apo qeveri?

Koalicion me LSI-në? Befason Kodheli: Për t’u parë, ha diskutim

“Borëbardha me 7 Xhuxhët” mbush 78 vjeç

“Borëbardha me 7 Xhuxhët” mbush 78 vjeç

Goditen 3 raste të trafikut të drogës nga policia greke, kapen 194 kg kanabis, 8 shqiptarë në pranga

Goditen 3 raste të trafikut të drogës nga policia greke, kapen 194 kg kanabis, 8 shqiptarë në pranga
















TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com