Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja e pronave të çamëve, Dendias: Përgjigjen ia ktheva Xhaçkës aty për aty

2022/05/24 at 8:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çështja e pronave të çamëve, Dendias: Përgjigjen ia ktheva Xhaçkës aty për aty

Ministri i jashtëm Grek Dendias e cilëson të suksesshme vizitën në Tiranë. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se përgjigjen homologes shqiptare që i përmendi çështjen çame ia dha aty për aty.


“Përgjigjja është dhënë aty për aty. Marrëdhëniet greko -shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston”, tha ai.

Ngritja e çështjes çame nga ana e ministres së Punëve të Jashtme Xhaçka ka bërë bujë në mediat greke.

“Përgjigje e qartë dhe e ashpër e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndaj deklaratës provokuese të ngritur të hënën në Tiranë nga homologia e tij shqiptare, Olta Xhaçka, për “pasuritë e çamëve në Greqi” dhe “heqjen e Ligjit të Luftës””.

Kështu shkruan gazeta greke Protothema.

“Deklaratat e Xhaçkës dëshmon se qeveria Rama vazhdon të përdorë çështjen inekzistente të çamëve, si për arsye votash, ashtu edhe për presion ndaj palës greke ndaj kujtesësë së vazhdueshme të Athinës për të respektuar të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.  Ministrja e Jashtme shqiptare e ngriti çështjen e çamëve me Nikos Dendiasit, duke marrë si përgjigje atë që Athina do ta lidhë këtë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ndonëse ministri i Jashtëm grek u shfaq i gatshëm për të diskutuar çështjen e “Ligjit të Luftës” me synimin për shfuqizimin e tij, ai u tregua i “akullt” ndaj çdo përpjekje të Tiranës për të ngritur direkt apo indirekt çështjen e çamëve. Kjo do të thotë të diskutohen çështje reale, pra çështje që pala greke i pranon si ekzistuese dhe jo çështje që pala greke i konsideron se nuk ekzistojnë”, vijon Protothema.

Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes. Kështu premtoi në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, i cili tha se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Sa i përket çështjeve së pensioneve dhe njohjes së tyre nga shtetit grek, ministri Dendias tha se është e rëndësishme që është rënë dakord që të vendoset një itinerar për zgjidhjen e kësaj çështje.

Gjatë një konference të përbashkët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se gjatë diskutimit ndërmjet tyre, është edhe për çështjen e pronave çame. Xhaçka tha se ekziston vullneti i mirë për t’i dhënë zgjidhje.

‘Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.’- tha ministrja.

Por propozimit të ministres për zgjidhjen e çështjes së pronave çame, ministri grek ju kundërpërgjigj me një paralajmërim për integrimin e vendit.

‘Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks siç paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë’, paralajmëroi Dendias. 



Ju sugjerojmë

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar
Aktualitet

Heqja e flamurit, ambasadorja izraelite: Turpëron trashëgiminë e popullit shqiptar

21 Qershor, 2026 2:35 pm
Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë
Kryesore

Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë

21 Qershor, 2026 2:33 pm
Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
Kryesore

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

21 Qershor, 2026 1:36 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

21 Qershor, 2026 1:35 pm
Para
Motivet e paqarta të Turqisë për të bllokuar anëtarësimet në NATO

Motivet e paqarta të Turqisë për të bllokuar anëtarësimet në NATO

Gjak në trotuar/ Tifozi holandez përleshet dhunshëm me të rinjtë shqiptarë

Gjak në trotuar/ Tifozi holandez përleshet dhunshëm me të rinjtë shqiptarë

Ofensiva turke kundër militantëve kurdë në Irak

Ofensiva turke kundër militantëve kurdë në Irak
















TE FUNDIT

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
21 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideroi grisjen e flamurit të Izraelit një akt kriminal dhe kërkoi ndëshkimin e...

Lexo më shumë

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
21 Qershor, 2026

A keni ndjerë ndonjëherë sikur mushkonjat ju zgjedhin gjithmonë ju si objektiv, ndërsa të tjerët mbeten të paprekur? Sipas shkencëtarëve,...

Lexo më shumë

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
21 Qershor, 2026

Policia Kufitare ka bllokuar një motorr uji në Sarandë dhe ka gjobitur drejtuesin  tij me 530 mijë lekë  pasi u konstatua se kishte hyrë...

Lexo më shumë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
21 Qershor, 2026

Qindra persona nga fshatrat pranë Kakomesë në jug të vendit, emigrantë të ardhur nga Greqia, por edhe nga qytete të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}