Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia për hapjen e negociatave/”Opozita në hendek”, Boçi-Ramës:Fole si monist

2022/07/20 at 1:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ceremonia për hapjen e negociatave/”Opozita në hendek”, Boçi-Ramës:Fole si monist

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me ceremoninë e ngritjes simbolike të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, pas çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Boçi tha se Rama festoi një datë që ka 10 vjet që e mban peng, ndërsa theksoi se të njëjtën gjë ai bëri dhe para katër vjetësh kur gënjeu shqiptarët sy më sy se negociatat ishin hapur.

Po ashtu Boçi iu përgjigj Ramës, i cili u shpeh se do të kishte dashur që në këtë ceremoni të ishte e pranishme edhe opozita, por shtoi se, ata janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.

Për këtë deklaratë të kreut të qeverisë, Boçi tha se Rama foli si monist dhe se po i mbyll sytë para protestës së 7 korrikut.

Deklaratë e n/kryetarit të PD, Luçiano Boçi.

Edi Rama u kthye nga Brukseli dhe nxori orkestrën në rrugë për të festuar një datë që ka 10 vjet që e mban peng.

Festoi siç e ka zakon, edhe para katër vjetësh, me dekorata, shampanjë dhe fishekzjarrë hapjen e negociatave duke i gënjyer shqiptarët sy për sy, se negociatat ishin hapur.

Ngriti flamurin e BE ndërkohë që vlerat e saj i nëpërkëmb çdo ditë. Mjaft të kujtoni fyerjet në adresë të përfaqësuesve të vendeve europiane kur i kritikuan amnistinë fiskale.

Foli si monist për opozitën dhe e konsideroi të ndarë, duke i mbyllur sytë para bashkimit të madh popullor dhe opozitar më 7 korrik.

Partia Demokratike e ka përshëndetur dhe do ta mbështesë pa asnjë hezitim procesin e çeljes së negociatave, duke theksuar seata janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. ato i hapen Shqipërisë dhe prirjes europiane të vendit, jo qeverisë.

Ne jemi partia e integrimit, e idesë së parë të tij, e nënshkrimit të MSA, paraqitjes së kërkesës për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar ne BE, liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat nga Komisioni, të cilin e bllokoi Edi Rama.

Jemi partia e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO.

Si të tillë dhe si shqiptarë, duam të ju bëjmë me dije disa teza të ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare në lidhje me atë që cilësohet si ‘çelje negociatash’ dhe procesin në vijim:

Për të filluar negociatat, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, të tjerat duhet të përmbushen gjatë fazës së negociatave;

Nëse vendi nuk bën progres negociata ngecin në vend;

Çdo vend anëtar mund të kundërshtojë mbyllje ose hapjen e kapitujve të anëtarësimit;

Secili vend anëtar mund të pengojë avancimin e negociatave, nëse nuk përmbushen kriteret e kërkuara. Reagimi i Bundestagut gjerman dje ishte i qartë në këtë pikë.

BE nuk do të jetë thjesht vëzhguese dhe këshilluese në proceset e brendshme nga sot e tutje. Kjo do të rrisë presionin mbi qeverinë dhe do t’ia bëjë të vështirë që të mbulojë të metat dhe hilet me propagandë.

Të gjitha këto dëshmojnë se, për Edi Ramën procesi i negociatave është mision i pamundur.

Partia Demokratike garanton shqiptarët se do jetë ajo lokomotivë e këtij procesi.

 

 



Ju sugjerojmë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit
Bota

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

22 Janar, 2026 4:19 pm
Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima
Rajoni

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

22 Janar, 2026 4:18 pm
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Kryesore

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

22 Janar, 2026 4:15 pm
Para
“Më përdhunoi në kasollen e bagëtive”, del ekspertiza e 17-vjeçares

"Më përdhunoi në kasollen e bagëtive", del ekspertiza e 17-vjeçares

ISHM bllokon 147 kg qese plastike, gjobitet biznesi

ISHM bllokon 147 kg qese plastike, gjobitet biznesi

188 policë nën hetim dhe 23 të arrestuar në 6 muaj

Emrat/ Plagoset me thikë babë e bir në Fier, kapet 39-vjeçari
















TE FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin...

Lexo më shumë

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
22 Janar, 2026

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump,...

Lexo më shumë

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com