Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Censusi 2023, Kisha Katolike e shqetësuar: Të larguarit janë më shumë se 410.000 shqiptarë

2024/07/08 at 1:41 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Censusi 2023, Kisha Katolike e shqetësuar: Të larguarit janë më shumë se 410.000 shqiptarë

Kisha Katolike ka shprehur shqetësimin për rezultatet e Censit2023 dhe efektet që rënia e numrit të popullsisë do të ketë te komuniteti.

Përmes një deklarate për mediat, Kisha Katolike nënvizon se tkurrja e besimtarëve është një fenomen për të cilin janë në dijeni, pasi lidhet me emigrimin masiv kryesisht nga zonat e Veriut të vendit.

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.

“Për sa i përket numrit të katolikëve, mund të themi se ne nuk kemi elemente në dorë për të gjykuar nëse realisht është ky numri i katolikëve në Shqipëri. Tkurrja e përgjithshme e popullsisë ka sjellë edhe tkurrjen e katolikëve dhe ikjen e tyre në vendet perëndimore, kryesisht në Evropë dhe në Amerikën veriore. Në këto vite, ne si komunitet katolik, nuk kemi kryer regjistrime për popullsinë. Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor.

Ne mendojmë se numri është më i lartë se kaq. Është një fenomen që ne si Kishë Katolike e kemi ndier dhe e kemi shprehur herë pas here, për shkak edhe të pranisë sonë kapilare në territorin e Shqipërisë. Është një fenomen që ne si Kishë Katolike e kemi ndier dhe e kemi shprehur herë pas here, për shkak edhe të pranisë sonë kapilare në territorin e Shqipërisë. Ne kemi qenë dëshmitarë të largimit masiv të familjeve shqiptare jashtë Shqipërisë dhe e përjetojmë përditë këtë plagë. Kjo është e lidhur me një shqetësim të dytë që statistikat e tregojnë: tkurrja e moshës së re dhe e moshës së punës. Kjo sjell pasoja në zhvillimin e shoqërisë e sidomos në mirëqenien shpirtërore dhe ekonomike të familjeve shqiptare. Kjo tkurrje ul numrin e martesave dhe familjeve të reja që janë garanci për lindjen dhe edukimin e fëmijëve, si detyra themelore të martesës dhe familjes e që garantojnë vazhdimësinë jo vetëm numerike, por edhe cilësore të shoqërisë. Largimi i moshës së re është mungesë e një aseti që varfëron Shqipërinë”, thuhet në reagim.

Ju sugjerojmë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
“Ushtria serbe” marshon nëpër Prijedor pa lejen e Presidencës së Bosnjes 

“Ushtria serbe” marshon nëpër Prijedor pa lejen e Presidencës së Bosnjes 

Aeroporti Malpensa i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconi-t

Aeroporti Malpensa i Milanos do të marrë emrin e Silvio Berlusconi-t

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

TE FUNDIT

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com