Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çelja e negociatave me Shqipërinë, Parlamenti Holandës vendos më 8 tetor

2019/09/29 at 4:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çelja e negociatave me Shqipërinë, Parlamenti Holandës vendos më 8 tetor

Holanda mbetet një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në qershor qeveria holandeze u shpreh kundër çeljes së negociatave ndërkohë që disa javë më parë parlamenti kishte dërguar një kërkesë për kthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë e cila u refuzua nga Komsioni Europian.

Megjithatë, çelja e negociatave është një vendim që duhet marrë unanim nga të gjitha vendet në Këshillin Europian në datë 18 tetor. Më datë 4 tetor, qeveria e Holandës do ti drejtojë zyrtarisht parlamentit një letër në lidhje me procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Parlamenti më pas do të marrë vendimin më 8 tetor.

Mbrëmjen e 26 shtatorit, Bundestagu gjerman vendosi që në parim Shqipërisë ti çelen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve. Vendimi i tij u parapri edhe nga një qasje pozitive për procesin nga ana e qeverisë federale. Por në rastin e Holandës, nuk duket të kemi të njëjtën situatë.

Më datë 16 Shtator, Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok gjatë raportimit në komisionin parlamentar për çështjet evropiane tha se Shqipëria ende nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshilli në vitin 2018.

“ Shqipëria është me të vërtetë një rast tjetër. Ekziston edhe një mocion i miratuar nga parlamenti ynë në lidhje me Shqipërinë. Shqipëria do të fillojë negociatat sapo të plotësojë kriteret e përcaktuara nga Këshilli Evropian në vitin 2018. Ky nuk është ende rasti. Herën e fundit që Këshilli vendosi zyrtarisht për këtë, më shumë se një vit më parë, ne, Franca dhe Danimarka kishin këtë pozicion dhe nuk kam indikacione se ka ndryshuar diçka qe nga ajo kohë” tha ndër të tjera Blok.

Ndërsa deputeti që propozoi mocionin e miratuar nga parlamenti Pieter Omtzigt, tha se vërente hapa prapa në lidhje me Shqipërinë.

“Unë dëgjova zonjën Mogherini se ka pasur disa zhvillime pozitive në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Me gjithë ndershmëri: Shpresoj t’i shoh, por me të vërtetë atje flitet për përfshirjen e mafias në partinë në pushtet, ka patur një bojkot të plotë te opozitës ne zgjedhjet lokale dhe ka probleme të mëdha me kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Kam një ndjenjë të sinqertë që ata janë duke lëvizur prapa në krahasim me atë ku ishin një vit me pare”.
Do të mjaftonte kundërshtimi i një shteti të vetëm, ne këtë rast Holanda që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE të mos hapen me 18 Tetor duke pritur qe kushtet e vena një vit me pare te plotësohen” tha ai në mbledhjen e 16 shtatorit.

Përveç Holandës ende mbetet për tu mësuar qëndrimi i Francës në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë pasi dihet se Parisi zyrtar është një nga vendet kryesore skeptike lidhur me politikën e zgjerimit. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Xhonson: Brexit më 31 tetor, nuk jap dorëheqjen nëse nuk arrij marrëveshje

Xhonson: Brexit më 31 tetor, nuk jap dorëheqjen nëse nuk arrij marrëveshje

Sherr për një gërvishtje makine, dalin detaje nga plagosja në Lezhë

Sherr për një gërvishtje makine, dalin detaje nga plagosja në Lezhë

Protesta të opozitës në Moskë

Protesta të opozitës në Moskë

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com