-Kulturë

Çelet panairi i 25-të i librit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 16/11/22 |
Opi Nion

Lexuesit besnikë dhe nxënësit e shkollave ishin vizitorët e parë. Në këtë 25 vjetor të panairit, risi janë vetëm tituj e rinj. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve, theksoi dhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet.

“Të punojmë së bashku për të arritur që të Shqipëri të themi me plot gojë: Jemi të gjithë lexues”.

Në ceremoninë e hapjes i pranishëm ishte Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Duhet të kuptojnë që libri prodhon ekonomi. Jemi në garë me 10 mijë kafenetë e Tiranës. Kush do ushqim për shpirtin, e ka këtë fundjavë te Pallati i Kongreseve”.

Por cilat janë përshtypjet e para të lexuesve dhe vizitorëve në këtë panair?

“Kam ardhur pas një viti për të blerë librat e rinj që kanë dalë”, thotë një lexuese e vogël.

“Mendoj që është pak a shumë e njëjta gjë si vitet e tjera, por shikoj që janë shtuar disa shtëpi të reja botuese”, shprehet një qytetare.

“Për atë që lexon, gjithmonë e gjen dhe e merr librin”, shton një tjetër.

“Libra plot po lekë nuk ka”, thotë një qytetar.

Nga sot deri me datë 20 do të zhvillohet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve, ku për katër ditë, do të trajtohen vetëm këto tematika për librin, letërsinë për fëmijë, letërsinë e të rinjve dhe domosdoshmërinë e ripërkthimeve, në një kohë kur gjuha ka ndryshuar./ Burimi: Tv Klan

 

Pas