Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çela në Kuvend: 2492 persona janë vënë në përgjim, dyshohet të përfshirë në vepra penale 

2024/07/15 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çela në Kuvend: 2492 persona janë vënë në përgjim, dyshohet të përfshirë në vepra penale 

Kryeprokurori Olsian Çela po raporton veprimtarinë vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend. 


Sipas Çelës, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 456 autorizime dhe urdhra të prokurorit. 

Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. 

Sipas kryeprokurorit, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë. 

“Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian. 

  1. TREGUESIT KRYESORË SIPAS FAZAVE TË PROCEDIMIT PENAL
  2. Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre

Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55253 materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, dhe janë mbartur 21011 procedime penale. Është vendosur mosfillimi për 9946 referime dhe kallëzime penale. 

Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me 35,12 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi; në fund janë prokuroritë Kukës 2,37 %; Dibër 2,31 % ,të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. 

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë. 

Ndër grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31,71 %, por me një ulje 1,54 % krahasuar me vitin 2022; veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 23,64 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 16.39 % krahasuar me vitin 2022; sërish me një tendencë ulje të ndjeshme si në vitin e kaluar; veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,2%, me një ulje prej 4.68 % në krahasim me vitin 2022.
Tendencë në rritje është vërejtur për veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës”, 12,86 %; veprat penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë, 9,20 %; veprat penale në fushën kibernetike, 22,35 %; veprat penale të trafiqeve të paligjshme”, 47,59 %; veprat penale kundër prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve”, 13,81 %. 

II.EFIÇENCA NË PËRFUNDIMIN E NDJEKJES PENALE DHE E KËRKESAVE NË GJYKATË 

  1. Efiçenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale

Gjatë vitit 2023 janë përfunduar 23419 çështje prej të cilave: 41,21 % janë dërguar për gjykim, 25,76 % janë pushuar, 30,04 % janë pezulluar.
Janë paraqitur në gjykatë 12259 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal. Lidhur me të dhënat për caktimin e masave të sigurimit shtrënguese për vitin 2023, për 55,31 % të të pandehurve të regjistruar ( 32,03 % të personave në hetim) është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese. Ndërkohë, rezulton se 59,32 % e kërkesave, lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për 32,81 % të të pandehurve regjistruar ( 19 % të personave në hetim). Në raport me vitin 2002, në tërësi vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit.
Janë dërguar në gjykatë 9652 çështje me akuzë ndaj 11401 të pandehurve. Raporti ndërmjet çështjeve dërguar në gjykatë dhe çështjeve të pushuara është 61,54 % me 38,46 %. 

Në gjykatë janë dërguar 136 kërkesa për miratim të urdhrit penal në lidhje me 139 të pandehur, tregues ky në ulje të ndjeshme nga një vit më parë.
Në gjykatë gjithashtu janë dërguar 143 kërkesa për miratim të marrëveshjes së fajësisë në lidhje me 148 të pandehur, shifra këto më të ulta se në vitin 2022.
Ndërkohë, është kërkuar gjykimi i drejtëpërdrejtë për 283 çështje me 286 të pandehur, që krahasuar me vitin 2022, përbëjnë rritje prej 15,51 % të numrit të çështjeve dhe 15,79 % të numrit të të pandehurve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi.
Gjatë vitit 2023, u dërguan në gjykatë për pushim 4912 çështje. Nga të dhënat rezulton se për 133 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve. 

  1. Efiçenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë

Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë dënuar 7254 të pandehur dhe për 199 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm ose për 2,67 %.
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 urdhrat për ekzekutim e vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë (në vijim: vendime) të dënimeve kryesore me burgim, gjobë dhe dënime plotësuese, zënë 35,40 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori, ndërsa urdhrat për ekzekutim të dënimeve alternative zënë 64,60 % të totalit të urdhrave për ekzekutim të lëshuara nga prokurori. Gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 4627 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 2093 vendime. 

  1. Efektiviteti i ndjekjes penale për disa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2022
  2. i) Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë vijuar rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 514 procedimeve penale ku janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar 474 persona të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike, kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit, korrupsion, shpërdorim detyre, në fushën e narkotikëve, pastrimi produkteve të veprimtarisë kriminale, trafiqe të paligjshme e vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja të mëtejshme për shtetin dhe shtetasit.
  3. ii) Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 456 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”,-u shpreh Çela.


Ju sugjerojmë

Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!
Politikë

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

16 Maj, 2025 5:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

16 Maj, 2025 5:22 pm
Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
Politikë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

16 Maj, 2025 5:06 pm
Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
Bota

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16 Maj, 2025 4:56 pm
Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë
Bota

Von der Leyen njofton: Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë paqe në Tiranë

16 Maj, 2025 4:36 pm
Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë
Kryesore

Tabaku, gruaja më e votuar në gjithë Shqipërinë

16 Maj, 2025 4:21 pm
Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Para
Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen, pritet të marrë postin e rëndësishëm në Bashkimin Evropian 

Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen, pritet të marrë postin e rëndësishëm në Bashkimin Evropian 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Aksident në Pogradec/ Motomjeti humb kontrollin, shoferi përfundon i plagosur në spital 

Prokurori i Përgjithshëm tregon sa milionë euro janë sekuestruar, ja qarku me nivelin më të lartë të krimit 

“Xibraka”/ Bardhi i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm: Latë pa hetuar “kokat” e grupi kriminal! Ja si përgjigjet Olsian Çela
















TE FUNDIT

Nuk siguroi votat për mandatin e ri të deputetit, reagon për herë të parë Majko

Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!
16 Maj, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pasi nuk ka mundur të sigurojë votat...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
16 Maj, 2025

Opozita shqiptare ka thirrur protestë pasditen e sotme, lidhur me procesin e zgjedhjet e 11 majit. Në Bulevardin 'Zogu i...

Lexo më shumë

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

Tiranë/ Osmani takim me Kaja Kallas: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ndodhur sot në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk
16 Maj, 2025

Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com