Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

2023/07/06 at 5:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Serbia kërkon organizimin e një sesioni urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtë e njoftoi presidenti Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për media në Beograd, ndërsa pretendoi se në Kosovë po bëhet spastrim etnik i heshtur në dëm të serbëve. Me këtë qëndrim në mendje, tha se do ketë dhe një takim urgjent edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të denoncuar atë që e quajti “një sulm të Kurtit ndaj popullatës serbe në Kosovë”.


“Aksioni i vrasjeve, persekutimit dhe spastrimit etnik i kryer nga regjimi i Prishtinës kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi është i organizuar dhe planifikuar mirë dhe i mbështetur në thelb nga qarqe të caktuara në bashkësinë ndërkombëtare. Ata morën një vendim që serbët më të zëshëm, që mund të jenë pikë e rezistencës ndaj Prishtinës, të arrestohen, të vriten ose të largohen nga Kosova e Metohia. Ai aksion filloi në Shtrëpc në vitin 2021”, tha Vuçiç.

Vuçiç sqaroi se në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëse do të zhvillohet, do të kërkojë lëshimin e një urdhri ndaj KFOR-it që të përmbushë detyrimet e përcaktuara me nenet 9, 15, 3 dhe 4 të Rezolutës 1244. Presidenti serb shtoi se në arenën ndërkombëtare do të kërkojë “parandalimin e çdo veprimi të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë të Kosovës që kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë, duke kryer çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura të shqiptarëve”. Por në pikat e përmendura nga Vuçiç të Rezolutës 1244, përcaktohet edhe dërgimi i një formacioni të ushtrisë dhe forcave speciale të Serbisë në Kosovë.

“Anëtarëve të BE-së dhe SHBA-ve do tua përsëris se ne do të përmbushim gjithçka, por presim që të formohet Asociacionin, të shohim lirimin e të gjithë të arrestuarve. Regjimi i Prishtinës gjeti arsye të mjaftueshme për të arrestuar çdo serb. Është thirrja më e drejtpërdrejtë dhe brutale për spastrim etnik. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet, por është e qartë se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit.”

Vuçiç konfirmoi se do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, për shpalljen e njësive speciale të policisë së Kosovës si organizatë terroriste. Gjithashtu njoftoi nisjen e një hetimi ndaj deputetes britanike, Alicia Kearns, që deklaroi se Serbia po kontrabandon armë në Kosovë me ambulance dhe se ato magazinohen në objektet e Kishave Ortodokse.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Shkodër/ Shpërthim me eksploziv në derën e një garazhi në orët e para të mëngjesit

Sherr me sende të forta për një gurore në Krujë, dy të plagosur

Kompjuterët e MEK u dërguan në Iran? Policia: Asnjë pajisje s’është dërguar jashtë vendit

Kompjuterët e MEK u dërguan në Iran? Policia: Asnjë pajisje s'është dërguar jashtë vendit

Aksident në Dukagjin, makina del nga rruga dhe bie në humnerë

Aksident në Dukagjin, makina del nga rruga dhe bie në humnerë
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com