Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çarje me LSI/ Majko i propozon Kongresit zgjedhje të parakohshme

2016/03/12 at 6:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Majko: Rama kokëderr, në PS do të ketë një votim për kryetar

I lodhur nga debatet, negociatat, konflikti dhe mungesa e një marrëveshjeje për reformën në drejtësi, Pandeli Majko gjykon se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme. Propozimi i Majkos erdhi pak orë, pasi Ilir Meta theksoi edhe njëhëerë qëndrimin për reformën në drejtësi. LSI bashkohet me Partinë Demokratike se reforma bëhet përmes negociatave politike. Socialistët kanë një qëndrim krejt të kundërt dhe theksojnë se negociatat duhet të bëhen nga ekspertët. Në këtë situatë ngërçi Pandeli Majko vendos t’i drejtohet Kongresit të PS për zgjedhje të parakohshme.


“Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht.”

Heqja e maskave duket se nënkupton një qëndrim të qartë përkundrejt aleatëve të LSI. Të majtët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët dhe Majko ka vendosur të flasë qartë. “Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime” shkruan Majko në statusin e tij. Këto dy fjali duket se i ka për Edi Ramën, që pavarësisht të gjithave, nuk po merr dot një vendim kur i del para Ilir Meta.

Statusi i Plotë i Pandeli Majkos në Facebook

Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime.

Si anëtar i komisionit të reformës së drejtësisë nuk kam ndonjë merak të bëhem pjesë e tragji-komedisë për një histori politike që po shkon drejt fundit. Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si një cështje politike e fillon punën nga e para. Thuajse gjithshka cfarë është bërë dhe diskutuar në këtë reformë me ekspertizën ndërkombëtare europiane dhe amerikane bie. Bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie “bashkëpronësia” e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës.

Në mbledhjen e fundit të komisionit paralamentar kundërshtarët e reformës morën qëndrim zyrtar kundër këtyre parimeve dhe strukturës së reformës. Ironia arrin aty sa të njëjtit njerëz që kërkuan dhe votuan ndërprerjen e mandatit për një deputet “kriminel” në Kuvend e refuzojnë ta bëjnë këtë për një gjykatës dhe prokuror që bashkëpunon me mafian dhe liron kriminelët e “pafajshëm” apo që nuk di të shpejgojë gjendjen e tij financiare.

Të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë. Në se kjo situatë vazhdon kështu Partia Socialiste duhet të bëjë një zgjedhje. Reforma e drejtësisë nuk është një nga reformat tradicionale me mbushje “formularësh” me të cilat publikut shqiptar i ka ardhur në majë të hundës. Lufta për të drejtën nuk është legalizimi ndershmërisë me formular.

Reforma e drejtësisë është dhe do të jetë jetike për të ardhmen e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo është një reformë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye ajo ka edhe bashkëpronësi ndërkombëtare. Ajo është konstruktuar dhe nuk mund të rinegociohet në parimet e saj duke e zhbërë atë me komedinë e konsensusit politik. Nuk jam kundër dialogut por mendoj se kundërshtarët e reformës janë sot më të qartë se sa përkrahësit e saj.

Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si “vëzhguese”. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka “funksionuar” shumë mirë.

Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht./Lapsi.al



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Video/ Morena Taraku nudo në dhomën e masazhit

Video/ Morena Taraku nudo në dhomën e masazhit

Video/ Shikoni sa lehtë hapet makina pa çelës

Video/ Shikoni sa lehtë hapet makina pa çelës

Messi dëshpëron vogëlushin Murtaza

Messi dëshpëron vogëlushin Murtaza

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com