Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, në të cilën shihen Capital T dhe Dhurata Dora shumë afër njëri-tjetrit, ka bërë që mediet kosovare të shkruajnë për një lidhje mes tyre që kalon kufinjët e shoqërisë.
Mirëpo, Capital T mohon të ketë një lidhje dashurie me këngëtaren Dora.
“Jo, ajo thjesht ka qenë një foto, të cilën e ka postuar Dhurata në Snapchat mirëpo kjo nuk do të thotë që ne jemi në lidhje. Unë Dhuratën e kam vetëm shoqe dhe kam shumë respekt për të dhe ekipin e saj” ka thënë reperi.