Kuvendi Kombëtar i PD vendosi datën 22 Maj 2022 ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.
“Me propozimin e Komisionit të Rithemelimit Kuvendi vendosi përcaktimin e datës 22 Maj si dita ku do të zhvillohet zgjedhja për kryetarin e PD”, tha Belind Këlliçi, kryetar i Komisionit të Drejtimit të Punimeve të Kuvendit.
“Vendimi hyn në fuqi menjëherë”-vijoi ai.