Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Cakaj”, DW: Krizë institucionale Presidencë-Kryeministri?

2019/01/11 at 7:57 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“Cakaj”, DW: Krizë institucionale Presidencë-Kryeministri?

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga presidenti Ilir Meta nxjerr në pah krizën mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë në Shqipëri.


Një krizë e shpallur publike mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë rrezikon të thellohet. Shkaku që del në sipërfaqe është refuzimi i presidentit Ilir Meta për të dekretuar ministër të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn nga Prishtina, të propozuar nga kryeministri Edi Rama për këtë post, pas ndryshimeve të thella në qeverinë e tij, dy javë më parë, që përfshinë edhe largimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Presidenti Meta e argumentoi refuzimin me profilin e 28-vjecarit nga Kosova, Genti Cakaj. Për Metën: “Genti Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”. Për të argumentuar profilin ‘e papërshtatshëm’ të Gent Cakajt, presidenti i referohet disa deklaratave të dhëna nga Cakaj vitin e kaluar, në një emision televiziv: “për shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës”. Meta citon Cakajn të ketë thënë se “shkëmbimi i kufijve po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”. Një argument tjetër është moskryerja nga Gent Cakaj, e detyrimit ligjor për marrjen e Certifikatës së Sigurisë, kur në qershor 2018 , nga këshilltar i kryeministrit Rama ai u emërua zv.ministër i Jashtëm, gjë që për Presidentin Meta “përbën shkelje penale, të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi që jo vetëm ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor”.

Kriza institucionale në Shqipëri dhe marrëveshja Kosovë-Serbi

Arben Cici, Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, në një deklaratë për një kanal televiziv në Tiranë, komentoi qëndrimin e mësipërm publik të Presidentit Meta për deklaratat e z. Cakaj lidhur me ndryshimin e kufjve Kosovë-Serbi. ” Intervista e z. Cakaj, në nëntor të vitit të kaluar, ka shumë qëndrime ambigue, sidomos kur bëhet fjalë për politikën e jashtme rajonale dhe çështjen e kufijve, shkëmbime ose korrigjime territoriale që shkojnë ndesh si me parimet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë ashtu edhe me vetë programin e qeverisë shqiptare si edhe politikën e NATO-së, BE-së në qasjen e tyre rajonale.”

Kryeministri Rama e quajti të turpshëm refuzimin e Presidentit Meta dhe i kërkoi madje ndjesë Kosovës. Presidenti Meta reagoi duke thënë, se “integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të paprekshme”. Të premten, ( 11.01.) kriza mes presidencës dhe kryeministrisë u thellua, pothuajse “in extremis” përmes postimeve në rrjetet sociale nga të dyja palët. Presidenti Meta shkruan (11.01)në median sociale se kryeministri Rama “bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, Në pritjen me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, të enjten ( 10.01.) Rama e quajti refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt “avaz të vjetër të Presidentit të Republikës”.

I riu 28-vjecar nga Prishtina Gent Cakaj është kthyer në personazhin e ditës në Tiranë . Duket se është shndërruar edhe në një “casus belli” për shpërthimin publik të shkakut të krizës institucionale në Shqipëri mes Presidencës dhe Kryeministrisë, pas daljes në pah të refuzimit. Duket se shkaku real është qëndrim i ndryshëm i presidentit Meta dhe Ministrit të jashtëm Bushati, ndaj mundësisë për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë- Serbi përmes ndryshimit të kufijve. Presidenti Meta dhe ministri Bushati nuk e mbështesin këtë opsion, duke qënë kështu në të njëjtën linjë me qëndrimin zyrtar të Gjermanisë. Kryeministri Rama ka evituar të deklarojë qëndrimin e tij, duke lënë të kuptohet që mund edhe të mos e përjashtojë si opsion. Si Meta edhe Bushati kanë shprehur në mënyrë konseguente idenë, se ndryshim i kufinjve sjell rreziqe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë presidentit për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!- shkruan të premten në ‘Facebook’ , presidenti Ilir Meta.

Nga Deutsche Welle



Ju sugjerojmë

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

11 Janar, 2026 10:59 am
Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
Para
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që nuk dinë fare të puthin

Si ta joshni direkt një mashkull që jua heq trurin?

Incident në Qytet Studenti/ Studentes i bie në kokë rafti i librave

Incident në Qytet Studenti/ Studentes i bie në kokë rafti i librave

Përplasje tek Inxhinieria/ Studentët: S’na lejojnë të marrim ushqime

Përplasje tek Inxhinieria/ Studentët: S'na lejojnë të marrim ushqime
















TE FUNDIT

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin
11 Janar, 2026

Irani ka paralajmëruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump se çdo sulm i Washingtonit do të bënte që Teherani...

Lexo më shumë

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
11 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të merren masa ligjor ndaj personave që hedhin plehrat jo në zonat e caktuara. Rama...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com