TIRANE- “Dikush duhet t’ia freskojë kujtesën publikut lidhur me ç’u deklarua deri dje për Byrone e Hetimit! Gënjeshtarë si këta s’bën më dot nëna jo!”
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter pas deklaratës së Lulzim Bashës se “do ta shohim draftin e Qeverisë, nëse nuk është sipas rekomandimeve të Venecias, nuk e votojmë Byronë e Hetimit”.
Pas deklaratës së Ramës, i menjëhershëm ishte reagimi i Bashës, i cili në Facebook shkruan: “Votojmë që nesër draftin e dakordësuar sipas Venecias për Byrone e Hetimit! Por harroje se Opozita punon për sarajet e Surrelit”.