TIRANE- Dje mësuam se palët janë dakordëruar për Byronë e Hetimit, ajo do të jetë siç kanë rekomanduar amerikanët nën varësinë e një këshillit të prokurorëve dhe jo në varësi të ministrit të Brendshëm, siç pati kërkuar PS-ja. Një ditë më pas janë pyetur nga gazetarët Sali Berisha dhe Taulant Balla.
Sali Berisha
Shpreh kënaqësinë që Byroja e Hetimit nuk do të jetë nën sqetullat e Edit Ramës dhe “saje qorrit”, shkoi aty ku ne kishim kërkuar. Humbën disa muaj por… tani u vendos pasi Rama mori këshilla nga Viktor Ponta. Edhe ju e dini (u drejtohet gazetarëve) por nuk ua thoni shqiptarëve, për takimin e tij të fshehtë me Pontën.
Taulant Balla
Byroja e Hetimit duhet bërë një ditë më parë. Ramë dakord me partinë e Lulit por me partinë e Saliut u prish …Kjo parti me dy kryetar nuk funksionon. Byroja do të jetë pjesë e paketës së reformës në drejtësi, sepse bëhen në fillim ndryshimet kushtetuese më pas të tjerat. /Opinion.al