Cristiano Ronaldo ka lënë më në fund pas koronavirusin. Ylli portugez i Juventusit ka rezultuar negativ në testin e fundit.
Tashmë, CR7 mund të bëhet pjesë e grupit të bardhezinjve që në ndeshjen e së dielës ndaj Spezia-s në Serie A.
Izolimi i fituesit të 5 topave të artë, zgjati 19 ditë, pasi rezultoi pozitiv kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë.
Mungesa e Ronaldos u ndje shumë gjatë kësaj periudhe për Juventusin, sidomos në ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës, në të cilën katalanasit fituan 0-2 në Torino. / Opinion.al