Bota

Erdogan: Turqia gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 30/10/20 |
Al Do

Tërmeti i sotëm që tronditi Greqinë dhe Turqinë, theu edhe akullin mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit grek, Micotaqis. Pas reagimit të këtij të fundit në Tëitter, se kishte biseduar në telefon me presidentin turk, ka ardhur  edhe reagimi publik i kreut të Ankarasë.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra  të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në Twitter.

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Micotaqis njoftoi sot në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentit turk, Erdogan të cilit i shprehu ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dy vendet.

Greqia dhe Turqia u tronditën sot nga një tërmet 6.6 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në veri të ishullit Samos por dëmet më të mëdha u shkaktuan në Izmir të Turqisë. /Opinion.al

Pas