Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti për ndërtimin e rrugëve

2016/12/24 at 7:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Buxheti për ndërtimin e rrugëve

Buxheti i Kosovës për vitin 2017, i cili kap shifrën e mbi dy miliardë eurove, është më i larti që nga paslufta në Kosovë.


Top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore edhe për vitin 2017 sikurse viteve të kaluara, ka mbetur ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve.

Prej 2 miliardë eurosh të planifikuara, 700 milionë euro janë parashikuar të shkojnë ne investime kapitale, që është rreth 50 për qind më shumë se që ka pasur në këtë vit.

Në infrastrukturë, do të vazhdon financimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit në nivele më të larta se fillimisht. Në buxhetin e vitit 2017 është planifikuar edhe fillimi i autostradës për Gjilan.

Po ashtu, është ndarë buxhet adekuat për rrugët rajonale për Mitrovicë, Pejë, për rrugën Komoran-Drenas-Skënderaj, për Podujevë dhe rrugë tjera të rëndësisë nacionale.

Ndërkohë, për ndërtimin e rrugëve të reja, janë ndarë 16 milionë euro me mbi 90 projekte që lidhin fshatrat dhe rajonet anembanë Kosovës.

Orientimi i mjeteve të buxhetit të Kosovës për vitin 2017, nuk është parë si mënyra më e mirë e mundshme, për ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve.

Ismail Kastrati, ekspert i çështjeve ekonomike thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera prej dy miliardë eurosh është premtuese, sikur mjetet e buxhetit të orientoheshin në sektorë që nxisin zhvillim ekonomik.

“Unë mendoj se është pozitive që do të jetë një pjesë e mirë e buxhetit në investime, por investimet tona me vite të tëra po shkojnë në asfalt dhe më pak në sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, thekson ai.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, buxhetit i është bërë fryrje artificiale.

Ata thonë se mbi 2 miliardë euro të buxhetit nuk janë para që vijnë vetëm nga të hyrat nga Doganat apo arkëtimi i TVSH-së apo tatimeve tjera, por një pjesë e buxhetit, e cila është kredi.

Bazuar në vlerësimet e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, rritja ekonomike për vitin 2017 pritet të arrijë në mbi 4.4 për qind.

Sidoqoftë, profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky buxheti i ndërtuar në këtë mënyrë, nuk reflekton qëndrueshmëri.

“Planifikimi i buxhetit që të kalojë mbi dy miliardë euro, është artificialisht i ndërtuar dhe nuk ka qëndrueshmëri, pasi që nuk ka ndryshime esenciale nga periudhat e kaluara. Qeveria ka planifikuara të hyra qoftë nga obligacionet e shitura, qoftë nga kreditë e marrë nga institucionet financiare ndërkombëtar siç është FMN, pra nuk është fjala për ndryshime esenciale dhe se ky buxhet nuk garanton qëndrueshmëri të zhvillimit”, vlerëson Ramosaj.

Përfaqësuesit, të cilët mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë, ndërkaq, thonë se për vite me radhë buxhetit të Kosovës i është bërë orientimi jo i duhur.

Investimet në projektet ku kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve në Kosovë, nga përfaqësues të biznesit vlerësohen si të nevojshme, por investimet më të nevojshme janë në ngritjen e ekonomisë së vendit përmes projekteve që zhvillojnë sektorin privat.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti për vitin 2017 do të duhej të orientohej më shumë në zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë.

“Parashikimet e Qeverisë për një buxhet prej 2 miliardë eurosh shpresojmë të mos të jenë barrë e presionit të bizneseve dhe qytetarëve për taksa, por të jenë përparësi që do t’i jepet luftës kundër informalitetit”, thekson Shahini.

Për, ekspertin e ekonomisë, Ismail Kastrati, Qeveria e Kosovës do të duhej t’i orientonte mjetet në sektorin e energjisë.

“Para së gjithash, mjetet do të duhej të orientoheshin në energjetikë . Po e shohim se kemi probleme të mëdha energjetike, kapitalet që i kemi janë vjetruar dhe po e ndotin ambientin. Kosova e re, e cila po zhargitet dhe nuk po i shihet fundi, andaj do të ishte mirë që Kosova të orientohet në investime në energjetikë, të krijojë një bazë të fuqishme energjetike, e cila do të siguronte tërheqjen e investitorëve nga jashtë”, thekson ai.

Kritik në orientimin e mjeteve të buxhetit të vitit 2017, në ditën kur është miratuar ky buxhet në Kuvendin e Kosovës, ishte shprehur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe partitë në opozitë.(REL)

 



Ju sugjerojmë

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje

9 Qershor, 2025 1:36 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Aktualitet

‘Jemi në mision epik!’/ Berisha: Një funksion kam, rikthimin e votës së lirë

9 Qershor, 2025 1:21 pm
KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
Aktualitet

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

9 Qershor, 2025 1:18 pm
Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm

Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm

Këshillat e ministrit Tahiri për festat e fundvitit

Këshillat e ministrit Tahiri për festat e fundvitit

“Poshtë Rama! Ben Blushi do të ta hajë kokën ty”, garda bën për spital ish-policin që mbështet LIBRA-n

“Poshtë Rama! Ben Blushi do të ta hajë kokën ty”, garda bën për spital ish-policin që mbështet LIBRA-n
















TE FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
9 Qershor, 2025

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është parë teksa hynte në ambientet...

Lexo më shumë

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
9 Qershor, 2025

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze “Vanity Fair” Italia, qyteti i Beratit përshkruhet si një destinacion ëndrrash për...

Lexo më shumë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
9 Qershor, 2025

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës...

Lexo më shumë

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
9 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon një letër falenderimi Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë publike para,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com