Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati shpërthen në Kuvend: Të ndahemi nga oligarkia

2020/04/30 at 12:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati shpërthen në Kuvend: Të ndahemi nga oligarkia

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shpërthyer sot nga foltorja e Kuvendit kundër votimit të kontratës koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Ai kritikoi ashpër mënyrën se si është sjellë kjo kontratë në Parlament dhe i bëri apel Partisë Socialiste të mos e votojë atë.

Bushati iu referua fjalës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi kur ky i fundit tha “ne nuk jemi zotër të Shqipërisë” për të argumentuar se ky port nuk duhet ti jepet privatit.

“Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj, në një situatë të vështirë në të cilën po kalon vendi. Dua të filloj me një lutje në radhë të parë me ju zoti kryetar meqenëse jeni një deputet me shumë eksperiencë dhe shumë i matur në drejtimin e politikës shqiptare. Jam dakord kur thatë që nuk jemi Zota të këtij vendi dhe duhet të jemi të kujdesshëm me liritë politike dhe ekonomike të qytetarëve që përfaqësojmë. Në rast se do t’i qëndrojmë këtyre fjalëve do t’ju lutesha që të mos e votojmë këtë kontratë. T’i japim kohë vetes për të bërë një analizë sepse ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Jemi një forcë e qendrës së majtë dhe nuk kemi asnjë tagër, as si mazhorancë dhe as si Kuvend i Shqipërisë që të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re. Nuk kemi asnjë tagër për të marrë vendime për 30 vitet e ardhshme. Po synohet që me këtë kontratë që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb objekti. Mjafton të bësh leksionin numër një në të drejtë civile për të kuptuar që thelbi i kontratës është objekti. Minimalisht sot duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Kam respekt për kapitalin, kam respekt për çdo biznesmen. Duhet të ndahemi me oligarkinë. Nuk duhet të bëhemi si PD që ditën vajton dhe natën u shkel syrin oligarkëve. Nuk kemi pse i japim bonuse Presidentit që të dalë si garant i mbrojtjes së publikes. Interesin e publikes duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi Partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë. Ne kemi thënë që do t’i anulojmë koncesionet. Këtu është momenti për ta vërtetuar. Pse e kemi futur me procedurë të përshpejtuar, për 30 ditë nuk kemi mundësi ta analizojmë”, tha Bushati. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
Aktualitet

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor, 2025 4:19 pm
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Bota

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

13 Qershor, 2025 4:04 pm
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
“Patetike”, Balla i përgjigjet Bushatit: M’u duk si Grida Duma

"Patetike", Balla i përgjigjet Bushatit: M'u duk si Grida Duma

SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar ″Sekret″

SPAK: Po hetojmë prokurimet me procedurë të klasifikuar ″Sekret″

Gratë shqiptare, ndër më të pushtetshmet në Europë

Miratohen ndryshimet në buxhet, ja si u votua sot në Kuvend

TE FUNDIT

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
13 Qershor, 2025

Në një raport të Institutit të Statistikave në Shqipëri thuhet se popullsia në vend është më e ulët krahasuar me...

Lexo më shumë

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve intensive kundër Iranit, Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë...

Lexo më shumë

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
13 Qershor, 2025

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka...

Lexo më shumë

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com