Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vranë burrin në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëshortes

2018/10/11 at 7:35 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I vranë burrin në pritë, zbardhet dëshmia e bashkëshortes

U vra nga një distancë e afërt teksa hapte portën, ende asnjë gjurmë e autorëve. 20 persona janë shoqëruar deri tani lidhur me ngjarjen e së martës në fshatin Shegas në Lushnjë, ku u ekzekutua 48-vjeçari Qemal Halla.


Burimet tregojnë se 48-vjeçari Halla nuk ka qenë person problematik dhe as nuk ka pasur precedentë penalë të mëparshëm. Sipas hetuesve, ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën që Halla mbante 10 vite më parë, kur ishte kryetar i fshatit në Shegas, atëkohë pjesë e komunës Golem në Lushnjë. Kjo, pasi mund të ketë ndërhyrë për zgjidhjen e një ndonjë konflikti pronësie mes fermerëve të fshatit.

Nga ana tjetër po hetohet edhe një pistë tjetër, ajo e konkurrencës në biznes. Qemal halla kishte disa vite që merrej me bujqësi. Kultivonte fidanë ullinjsh dhe i tregtonte. Por, nuk janë përjashtuar edhe probleme familjare apo lidhje jashtëmartesore. Bashkëshortja e 48-vjeçarit ka qenë e parë që ka gjetur të shoqin të mbytur në gjak pasi dëgjoi të shtëna arme.

Më pas kanë dalë dhe fqinjë të çiftit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Çifti Halla jetonin vetëm, pasi djali i vetëm i tyre ka emigruar në Greqi. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja e Hallës i ka thënë Policisë se i shoqi nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd, ndërsa ka folur me bindje se Qemali ishte familjar i rregullt.

“Ai ishte familjar i rregullt. Nuk kemi pasur asnjëherë problem. Kemi qenë në punën tonë. Qemali vetëm ndihmonte njerëz. Nuk i ka rënë njeriu më qafë. Nuk kemi dyshime”, mësohet të ketë thënë gjatë marrjes në pyetje, 46-vjeçarja Blerta Halla.

Qamil Halla u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme, pak para se të mbërrinte në banesë. Autorët, që dyshohen të kenë qenë dy, e kanë pritur të fshehur deri në momentin kur 48-vjeçari ka zbritur nga makina për të hapur portën. Në këtë kohë, një prej autorëve e ka qëlluar nga një distancë e afërt me plumb në kokë.

Autorët dyshohet të kenë hyrë në fshat kur ka rënë errësira, pasi banorët e fshatit nuk kanë parë asnjë lëvizje të dyshimtë më herët. Qemal Halla ka qenë me mjetin e tij tip fuoristradë dhe kur ka mbërritur para portës, ka ndaluar makinën dhe ka zbritur të hapë portën, veprim të cilin e bënte çdo natë kur kthehej në shtëpi. Sapo ka zbritur dhe ka dalë para mjetit të tij, 48-vjeçari është qëlluar nga një distancë 3-4 metra. Mësohet se plumbi e ka kapur në pjesën fytyrës.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: bashkeshortjadeshmiai vrane burrin


Ju sugjerojmë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues
Kronikë

Durrës, e merr rrjedha e ujit, 54-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal kullues

8 Janar, 2026 12:04 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

5 Janar, 2026 3:08 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, plagosen dy persona

3 Janar, 2026 8:29 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri

3 Janar, 2026 10:24 am
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Para
Pse duhet t’i kombinoni bashkë rrushin dhe mollën?

Pse duhet t'i kombinoni bashkë rrushin dhe mollën?

FotoLajm/ Ja çfarë debatoi 51-vjeçari me 3 viktimat në Mat

FotoLajm/ Ja çfarë debatoi 51-vjeçari me 3 viktimat në Mat

Nuk do ta njihni! Ndryshimi i madh në pamjen e Capital T

Capital T publikoi foto me të dashurën, me siguri ju ka shpëtuar ky detaj!
















TE FUNDIT

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë...

Lexo më shumë

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
9 Janar, 2026

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
9 Janar, 2026

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten sot reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Janar, 2026

Dashi Sot do kaloni momente shume te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne një ëndërr te...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com