Një histori nga ato të rrallat, jashtë normales por që ka ndodhur dhe zhvillohet dita-ditës.
Në fshatin Dobrun i Hasit, Dem Mula 63 vjeç mban dy gra.
Pas gruas së parë, Hatixhja, Dem Mula, vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen, pasi e para nuk bënte fëmijë.
Por as me atë nuk arriti.
Kështu që vendos t’i mbajë të dyja.
Nga përshkrimi i dy grave, ato nuk kanë xhelozi me njëra-tjetrën, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë. Me dhoma të ndara sigurisht.
“Sa çifte ka kështu… ne s’jemi as të parët dhe as të fundit”, thotë Hatixhja.
“Siç e kemi ne në Veri, një javë njëra e një javë tjetra”, thotë 63 vjeçari me dy gra.