Detaje të tjera kanë dalë nga krimi në familje në Korçë, ku i riu Mikel Xhiko vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten në sy të vajzës së mitur.
Ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, tashmë del një pistë tjetër në dritë.
Duket se Xhiko e kishte paramenduar krimin. Ai para se të kryente vrasjen bllokoi derën e apartamentit ku banonin me qira.
Ai vendosi sende dhe orendi shtëpiake që dera të mos hapej lehtësisht. Mësohet gjithashtu se çifti Xhiko jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kjo është një tjetër pistë për vrasjen.