Aktualitet

Burgjet i japin leje Kostandin Xhuvanit, do të shkojë në varrimin e babait


               Publikuar në : 11:28 - 20/08/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme ka mbërritur në Rinas trupi i pajetë i i regjisorit Gjergji Xhuvani, i cili vdiq në moshën oshën 55-vjeçare më datë 14 gusht, në Romë, ku ndodhej për xhirimet e filmit të tij të fundit, “Liqeni im”.

Familjarë dhe të afërm kanë shkuar në aeroportë për të marrë trupin e Xhuvanit, e më pasë të nisin ceremoninë, që familja e tij ka zgjedhur të jetë private.

I pranishëm në varrimin e regjisorit do të jetë edhe djali i tij Kostandin Xhuvani, ndaj të cilit Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje për të shkuar te ceremonia mortore. Mësohet se Kostandin Xhuvani do të ruhet nga forca të shumta të policisë, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm.

Gjergj Xhuvani, ishte regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”./ Opinion.al E.Xh.

Pas