Engjëll Brahimi, i dënuar me burgim të përjetshëm, është një nga personat më të kërkuar nga Njësia e Kërkimit në Policinë shqiptare.
Brahimi akuzohet për “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”, ndërkohë fotografia dhe identiteti i tij janë publikuar sot nga Policia e Shtetit.
Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.
Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”./ Opinion.al