Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bullgaria gjen 18 emigrantë të vdekur në një kamion

2023/02/18 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bullgaria gjen 18 emigrantë të vdekur në një kamion

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë gjetur 18 emigrantë të vdekur në një kamionë të braktisur, teksa ky shtet po përballet me rritjen e numrit të kalimeve ilegale të kufirit.


Kjo makinë po “transportonte ilegalisht rreth 40 emigrantë që ishin fshehur nën disa ngarkesa me dru”, tha Ministria e Brendshme bullgare. “Tetëmbëdhjetë prej tyre kanë vdekur”.

Kjo është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë.

Pasi banorët lokalë njoftuan policinë, ata gjetën kamionin në fshatin Lokrosko, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Shkaku i vdekjes së emigrantëve ende nuk dihet.

“Nuk mund të them me siguri se çfarë ndodhi. Ka pasur mungesë të oksigjenit, ka pasur të ftohtë dhe lagështi, dhe me siguri ata nuk kishin ngrënë ushqim për disa ditë”, tha për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Asen Medjidiev.

Ai shtoi se 14 persona u gjetën të gjallë brenda kamionit dhe tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Ndërkaq, dhjetë persona të tjerë u gjetën të fshehur në zonën përreth dhe janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore.

Sipas radios publike, BNR, të gjithë emigrantët që ishin në kamionë besohet se ishin burra nga Afganistani.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur trafikantët që kanë vozitur këtë kamionë.

Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, shërben si portë për emigrantët për të hyrë në bllokun evropian. Ky shtet ka rritur sigurinë me synimin që të përballet me numrin në rritje të kalimeve ilegale të kufirit.

Bullgaria ka një kufi – të rrethuar me tela me gjemba – prej 234 kilometra të gjatë që ndan me Turqinë.

Sipas shifrave zyrtare të Bullgarisë, më 2022 në këtë shtet janë penguar 164.000 kalime ilegale të kufirit, numër shumë më i lartë krahasuar me vitin 2021, kur u regjistruan 55.000 kalime ilegale të kufirit./REL

 

Etiketa: BULLGARIemigrantete vdekur


Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
Sulm me armë në SHBA, burri vret ish-gruan dhe 5 persona të tjerë

Sulm me armë në SHBA, burri vret ish-gruan dhe 5 persona të tjerë

Emri/Ilaçe, pesticide e verë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Portin e Vlorës

Emri/Ilaçe, pesticide e verë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Portin e Vlorës

I dehur në timon, përfundon jashtë rruge me makinë. 44-vjeçari arrestohet nga policia

Babai vrau djalin me çekiç në Maliq, policia zbardh ngjarjen
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}