Nëse në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar xhepi ta lejon të shijosh edhe një drekë apo darkë të shijshme para ose pas ndeshjes, jo domosdoshmërisht të njëjta kushtet gëzojnë edhe delegatët në katëgoritë më të ulëta, të cilët edhe pse të veshur me kostum dhe kollare, duhet të marrin me vete bukën nga shtëpia. Sikundër i ndodh edhe këtij delegati i cili është kapur në fushën e sportit të Skraparit duke shijuar plot kënaqësi bukën e përgatitur në shtëpi.
KOMENTO (1)
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Sa turp. Per ju natyrisht. Sepse ai s’ka pse te kete turp qe po ha buke!