Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar në rrjetet sociale një një video nga investimet në bujqësinë e Shqipërisë.
Krahas videos, Rama shkruan se investimet në bujqësi janë rritur falë investimeve të shumicës. Po ashtu, kryeministri nuk ka harruar të ironizoj mediat duke thënë se platforma të ndryshme, ekrane e portale vazhdojnë të flasin me fjalë.
“Mirë mëngjes, dhe ndërkohë që në tokat e Shqipërisë rriten investimet, prodhimi, eksportet, falë shumicës që flet me punë, ndërsa në ekrane, portale e platforma, vazhdojnë llafet si e vetmja punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ Opinion.al