“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”/ Rama publikon videon, duke ironizuar Berishën, Lapajn dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mëngjesin e sotëm tre kundërshtarët politikë në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.


Përmes një video të ndarë në rrjete sociale të titulluar “Bufit dhe Tiku drejt bashkimit”, shfaqen tre personazhe ku sipas tij janë Berisha, Lapaj dhe Basha.

Në bisedën mes tyre flitet për zgjedhjet e 11 majit dhe për vjedhjen e tyre.

Sali Berisha: Shikoni hëna. Më para shkojmë në hënë se i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama.

Adriatik Lapaj: Jo doktor ne s’do ikim në madh. Ne do bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!

Lulzim Basha: Nuk bëhet revolucion me babain në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vetingu. Revolucioni po ndodh, 7×7=313.

Sali Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës, ja çfarë jetë ti! Kukull e kukullës së Sorosit!

Adriatik Lapaj: Ik o Luli shko fli, unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërhet me sy hapur. Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.

Sali Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja, por e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme. Prandaj ti duhet të mbetesh e ardhmja që nuk vjen kurrë… kështu shkul ndonjë votë zhgënjimi nga kampi armik.

Lulzim Basha: O Rameeee… Bufi do debat se ju jeni bashkë! Po 7×7=313 Rameeee.

Adriatik Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare o burrë. Ik o fli na ler të bëjmë Shqipërinë…

Sali Berisha: Lapaj, duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve. Një plan madhështor.

Adriatik Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?

Sali Berisha: Jo Lapaj, do na i vjedhin. Hë, hë, hë. Rama, kush tjetër?!



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT