Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brukseli shmang planin britanik me Ruandën, PE: Plani Meloni-Rama i aplikueshëm edhe për vende të tjera 

2024/04/10 at 2:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik

Bashkimi Evropian i hapi rrugë idesë për dërgimin e azilkërkuesve në shtete të treta të sigurta jo anëtare siç po vepron Italia me Shqipërinë. 

Eurodeputetët miratuan paktin e ri për migracionin ku refuzuan modelin britanik që synon zhvendosjen e emigrantëve të parregullt në Ruanda si vendi pritës i përhershëm i tyre. Kjo ide e britanikëve bie ndesh me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 

Vetëm Austria dhe Danimarka kanë shprehur interes për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe. Marrëveshja e Romës me Tiranën përshkruan transferimet e emigrantëve të shpëtuar në det në qendrat e ngritura në Shqipëri që do të financohen dhe drejtohen nga Italia, e cila do të mbajë përgjegjësinë për vlerësimin e kërkesave për azil. 

Von der Leyen e ka vlerësuar këtë model si një shembull të të menduarit jashtë BE-së. Ajo argumentoi se më pak emigrantë të parregullt do të përpiqeshin të arrinin në Bashkimin Evropian nëse është e qartë se brenda 48 orëve ata do të dërgoheshin në një vend të sigurt jashtë BE-së. 

Eurodeputetët theksuan se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit mund të shërbejë si model i marrëveshjes dypalëshe që vendet e BE-së mund të arrijnë me shtetet ballkanike që shpresojnë të anëtaresohen duke sjellë si shembull mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Sipas tyre, shtetet kandidate do të jepnin në këtë mënyrë një tregues të qartë se janë gati të marrin pjesë në një formë solidariteti evropian në trajtimin e azilit. 

Pakti për migracionin që ashpërson procedurat e hyrjes ne BE për azilkërkuesit nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2026. 

PE ka votuar paktin për migracionin që përfshin një rishikim të gjerë të politikave të imigracionit duke kërkuar që të gjitha shtetet anëtare të ndajnë përgjegjësinë. 

Viti i kaluar shënoi rekord në rritjen e numrit të kërkesave për azil në 1.14 milionë në 27 vendet e BE-së niveli më i lartë që nga viti 2016. 

Rreth 380,000 emigrantë të paligjshëm arritën të hyjnë në BE. Reforma e re ruan kryesisht rregullin bazë në fuqi sipas të cilit vendi i parë i BE-së në të cilin arrin një azilkërkues është përgjegjës për rastin e tyre. 

Ngrihet një “mekanizëm solidariteti” që kërkon që të gjitha vendet e BE-së të ndihmojnë shtetet e vijës së parë si Italia dhe Greqia, kur ato janë nën presion, ose duke marrë disa prej azilkërkuesve ose duke ofruar një kontribut financiar ekuivalent. 

Do të krijohet edhe një sistem për të marrë të dhënat biometrike të secilit azilkërkues të ardhur dhe për t’i vendosur ato në një bazë të dhënash të BE-së të quajtur Eurodac. 

Kërkesat e tyre do të trajtohen në një maksimum prej 12 javësh dhe nëse refuzohen ato duhet të kthehen në vendet e tyre brenda 12 javëve në vijim. Sipas sistemit të ri, shtetet anëtare do të duhet të zgjedhin mes pranimit të pjesës së tyre prej 30,000 aplikantësh për azil ose pagesës së të paktën 20,000 euro për person në një fond të BE-së. 

Klan News 

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftë/Putin synon rekrutimin e 400 mijë ushtarëve të rinj 

Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftë/Putin synon rekrutimin e 400 mijë ushtarëve të rinj 

Vodhi dhe shiti 20 mijë $ ditarin e vajzës së Biden, dënohet me burg gruaja 

Vodhi dhe shiti 20 mijë $ ditarin e vajzës së Biden, dënohet me burg gruaja 

Vjedhja në TIMS/Denoncimi u bë nga ambasada amerikane, Ervin Muça u “tradhtua” nga kamerat 

Vjedhja në TIMS/Denoncimi u bë nga ambasada amerikane, Ervin Muça u “tradhtua” nga kamerat 

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com